'Unaza e Re', protesta e banorëve të 'Astirit' zhvendoset tek ish-sheshi 'Shqiponja': Shtëpia mbrohet me jetë

TIRANË- Banorët e zonës së Astirit kanë rinisur sot protestën kundër ndërtimit të projektit të Unazës së Madhe që prek shtëpitë e tyre. Banorët kanë protestuar duke bllokuar rrugën dhe duke rënduar qarkullimin e mjeteve. Ata mbanin në duar pankarta me mbishkrimin: 'Jemi qytetarë, nuk jemi shpellarë', apo edhe 'Shtëpia mbrohet me jetë'. Ata marshuan për disa minuta drejt ish-sheshit Shqiponja për të protestuar. Në zone përgjatë gjithë protestës kishte masa të shumta policore të cilët kanë qëndruar në gatishmëri për të normalizuar cdo tension apo situatë problematike. 

Banorët janë shprehur: “Nuk ka asnjë fije transparencë, as nga qeveria as bashkia, ne sikur jemi geto afrikane, jo qytetarë të Tiranës. Qeveria edhe mund të na terrorizojë, por ne me trupin e jetën tonë do i mbrojmë banesat.“

Një tjetër incident ka ndodhur gjatë protestës kur disa nga banorët janë konfliktuar me një tjetër banor i cili bëri thirrje që mos bllokohej rruga por të ngrihej një përfaqësi për të diskutuar me institucionet shtetërore. 

Banorët kanë hedhur kapsolla, ndërkohë që në mbështetje të tyre kanë qenë sërish deputetët demokratë, Klevis Balliu e Flamur Noka. Ditën e djeshme, banorët paralajmëruan se në rast se nuk do të kishte një përgjigjie, protesta e tyre do të zhvillohej pa afat. Banorët e Astirit kanë hyrë sot në ditën e 15-të të protestës së tyre. Banorët kërkojnë dëmshpërblim në vlerën e tregut për banesat e tyre.

 Më datë 15 nëntor, ata protestuan përpara Bashkisë së Tiranës, duke hedhur molotov, tymuese dhe duke tentuar të futen me forcë brenda bashkisë. Nga protesta mbetën të lënduar 7 policë bashkiakë. Banorët e "Unazës së Re" po mbështeten që nga dita e parë e protestës nga e tërë Partia Demokratike. Kjo e fundit e ka cilësuar projektin e "Unazës së Madhe" një mashtrim, që nuk ka aspak transparencë ligjore. Bashkia Tiranë, nga ana tjetër, sqaron se banorët të cilët kanë shtëpi të palegalizuara do të mbështeten nga një bonus qiraje me afat 3-vjecar.

Për projektin e "Unazës së Madhe" parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen dhe 123 janë me vërtetime pronësie. Mes banesave që janë prekur nga plani dhe pritet që të prishen është edhe ajo e Nexhmije Hoxhës,bashkëshortes së ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:45
Protesta e banorëve të 'Unazës së Re' sjell bllokimin e rrugës, ja si devijohet trafiku (Harta)

Për të 15-ën ditë me radhë banorët e "Unazës së Re" protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre, të cilat preken nga projekti i zgjerimti të rrugës. Edhe sot banorët dolën në protestë dhe bllokuan rrugën, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve.

Për të shmangur bllokimin e trafikut, policia ka bërë orientimin e mjeteve në disa akse alternative. Për të gjitha mjetet që vinin nga Durrësi dhe Veriu, policia orientonte hyrjen në Tiranë, duke i drejtuar tek "Zogu i Zi", siç e shikoni edhe në këtë hartë.




Harta si devijohet trafiku

Ndërkohë për banorët e zonës së "Unazës së Re" apo Yzberishtit, policia krijoi një devijim të trafikut për në një rrugë dytësore, tek ish-Astiri në Unazë. Ndërkaq, për banorët e zonave Jugore dhe Juglindore të Tiranës, që do të dilnin nga Tirana duke përdorur autostradën Tiranë-Durrës, orientimi bëhej për nga rruga e Yzberishit.

Duke përdorur këto devijimi, u arrit që të shmangej bllokimi i qytetarëve në trafik për orë të tëra siç ndodhi në ditët e para të protestës ku kishte edhe konfrontime fizike mes shoferëve dhe protestuesve.

Ora 14:49
Debate mes protestuesve tek Astiri, banori: Të ngremë një përfaqësi, të mos bllokojmë rrugën

Në protestën e zhvilluar sot tek Unaza e Re dhe tek ish-sheshi Shqiponja, ku banorët e Astirit protestuan për ditën e 15-të radhazi kundër shembjes së banesave të tyre, ka patur edhe një debat mes tyre.

Njëri nga protestuesit ka kërkuar që të ndërpritet protesta dhe të ngrihet një përfaqësi për të diskutuar me institucionet përkatëse. Por banorët nuk e kanë pritur mirë dhe i kanë bërë thirrje të largohet.

“Ik ik ik”,-janë thirrjet që dëgjohen në video.

“Të ulemi të diskutojmë…”-vazhdon banori.

“Ik në shtëpi, se ti nuk je për këtu, përzijeni nga këtu”,-vazhdojnë protestuesit e tjerë.

Ora 13:17
Protesta e banorëve të Astirit, bllokohet rruga tek ish-sheshi Shqiponja, makina në radhë (Foto)

Banorët e Astirit kanë marshuar drejt ish-sheshit Shqiponja për të protestuar kundër shembjes së shtëpive të tyre.

Për këtë arsye, rruga është bllokuar dhe shumë makina po qëndrojnë në trafik.

Momentet e bllokimit të trafikut te Sheshi Shqiponja

Banorët kanë thënë se protesta do të vijojë pa afat, derisa të marrin një përgjigjie nga bashkia dhe institucionet përkatëse.

“Do ta vazhdojmë protestën. Kemi njoftuar se sot do të bëhet ndërprerja pa afat e rrugës. Nuk mund të vënë kryqe. Ata nuk interesohen për ne. Jemi në rrugë, nuk na ka njoftuar njeri se kur do prishen shtëpitë.”-ka thënë njëri prej banorëve për Report Tv.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dj.fero.kromi: 19/11/2018 02:30

    tani sme shpjegoi dot njeri flamuret e USA pse valeviten dhe cfare kuptimi kane, ne USA do i drejtoheshin gjykates dhe do mernin pergjigje kane apo jo te drejte, ndersa protestuesit sdo guxonin te bllokonin jeten sociale dhe ekonomike te qytetit

    Përgjigju
  • Lali Eri: 19/11/2018 02:02

    Nuk e kuptoj po flamurin anerikan pse e vene keta? Mos duan qe Amerika ti jape Green Card ?

    Përgjigju
  • LIRI: 18/11/2018 23:24

    ASNJE LEKE KETYRE SHKERDHATAVE QE KERKOJN RREMUJ KETA DUHET PERZEN TE SHKOJN NGA KAN ARDHUR JAN NJERZ QE KERKOJN ANARSHI KAN SHKELUR LIGJET KAN BER NDERTIME PA LEJE DHE KAN ZAPTUAR TOKA E TROJR PRIVATE DHE PUBLIKE KETYRE LEKE JO E JO POR TU HYN ME SHKOP GOME TJU THYEJN BRINJET SE JAN HAJDUTE DHE ORDINER NJERZ ORDINER ME KEQ SE SHPELLART

    Përgjigju
  • dj.fero.kromi: 18/11/2018 23:22

    un nuk kam mar asnje tok asgje nga ato qe me takojn dhe kur vjen puna skam guxim te shkoj te ndertoj ne menyr informale pra te zaptoj ate qe me takon, po luftoj me mund si gjith te tjeret te mbijetoj, kta i ran qylit tu zen tokat e te tjereve, u pasuruan pa paguar "qera" dhe tani mos duan te ndertojn edhe ndonje pallat tek toka qe i kan zaptu, po ikni mer punoni ti bleni njeher shtepit pastaj mbrojini me gjak

    Përgjigju
  • Faik: 18/11/2018 17:45

    Asnjë Kokèrr LEKU për këta HORRA dhe KRIMINELË që Zabtojnë TOKA ! I quaj KRIMINEL sepse po të zabtosh Troje dhe Toka në GJERMANI , USA apo KANADA , quhet KRIM Super i Rëndë dhe Përfundon prapa Hekurave , prandaj i bëj thirrje Njerëzve të Ndërgjegjësohen dhe të MOS thonë : e po hajde le ti paguajë Qeveria???!!! Po cila Qeveri more të Paudhë ???!!! Ato LEK i Paguajmë ne SHQIPTARËT , more të Paudhë NUK i Paguan QEVERIA ! A në qoftëse Opozitës i Vjen KEQ , le ti Paguajë LULI me MILJONAT e €UROVE që VODHI tek RRUGA e KOMBIT bashkë me PETRIT VASILIN që i bëri SPITALET Copa-Copa me të VJEDHUR , kur ishte MINISTËR SHËNDETËSIE !

    Përgjigju
    • Fraik: 18/11/2018 22:08

      Faik po ne Koren e Veriut si quhet kur zaptojne token hahahahaha Edhe ti kokra e fshatarit ke zaptuar toke po leri numrat. Policia nuk duhet te toleroje me bllokimin e rruges. Nuk eshte normale te mbetemi peng i disa zaptuesve.

  • Noc rroku: 18/11/2018 15:39

    O shtet ç'pronsoj banoret paguaju vleren e tregut e mos u tall me bone e marrzina si behet neper europ e vazhdo projektin.e mos i le popullin ten ne protest per fajin t"uaj.

    Përgjigju
    • POPULLI: 18/11/2018 20:17

      O SHPELLARE PO PROBNA E POPULLIT MUK MBROHET M E JETE .....?????KU NE TE SEMES DO TE SHKONI PASTAJ....???????

  • lexues: 18/11/2018 13:02

    dhe ankohen pastaj pse ka rritje taksash...ja per keta legene duhet te paguajme te gjithe..drejtohuni gjykates apo te bejme ca rremuje dhe ca do beje shteti do dorezohet

    Përgjigju
  • Highlanderi: 18/11/2018 12:00

    Po promovohen sy figura historike Flamur Noka dhe Klevis Balliu... Rralle i vjen shansi Shqiperise per figura te te tilla ..njeri magjar dhe tjetri si vllau u magjarit

    Përgjigju
    • Robshi: 18/11/2018 14:45

      Humor kaps..shih ato te tute qe kane doktorature ne tonelata droge prostitucion e grup te strukturuar...ata jane soji juaj ose ai tjetri qe shkulte thonj njerezish ne hetuesi...yyyytttt hapni dhe goje

  • Fahri BALLIU: 18/11/2018 11:57

    Djali im eshte prijes. Ai ka per tu bere Kryeministri i Shqiperise.

    Përgjigju
    • Toni: 18/11/2018 13:28

      Nese Balliu behet kryeminister,te gjithe shqiptaret do vrasin veten!

  • Popull: 18/11/2018 11:49

    Me këta plehrat nuk kuptoj një gjë, po sikur cdo njeri apo grup i caktuar njerëzish të bllokoj rrugën për në Spital, apo rrugën e zjarrfikëses, apo rrugë nacionale etj etj.. Si i bëhet hallit?? Ikni o plehra gëzoni atë që vodhët nga grabitja e pronës të të tjerëve për aq sa vite e shfrytëzuat. Tani mos u hapni bythësh bashkë me ata mutrit e PD apo kushdo MUT tjetër qoft PS apo LSI. Shteti ka rregulla.. Gëzuat kur ndërtuat pa leje, qani tani që po ju prishen!!

    Përgjigju
    • Kapterri: 18/11/2018 21:20

      @oficeri, Ku i gjeten te blera ? Gjysma e asaj toke eshte e imja dhe akoma skam marre gjysem leku ndersta ata shtazet kane vite qe pasurohen aty me biznese etj etj! Popull kurve qe beni moralistet se po tuj prekej juve do hidheshit perpjete apo ata shtazen te me japin tokat qe kane neper malese duan dhe ketej por duan te mbajne dhe ato andej

    • Oficeri: 18/11/2018 13:03

      He mo populli i lali erit. Shteti me rregulla, duhet demshperblim, jane toka te blera ato

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha theu arrestin, avokat Beqiri: Shkelje e pastër e ligjit, SPAK duhet ta çonte në burg, pse nuk veproi?

Sali Berisha theu arrestin, avokat Beqiri: Shkelje e pastër e ligjit, SPAK duhet ta çonte në burg, pse nuk veproi?