Banorët e 'Petro Ninit' mbushin bombulat e gazit: Nëse shtëpia prishet, ne vetëflijohemi!

Dy familje të 'Petro Nini Luarasi', pas përplasjes së ditës së djeshme me përmbarimin duke kundërshtuar prishjen e banesës së tyre dy katëshe kanë marrë vendimin se nëse nuk gjendet zgjidhje për pronën e tyre ata do të vetëflijohen.

Ata kanë bërë gati bombulat e gazit duke u shprehur se nëse shtëpia prishet, ata do të vetëflijohen. Familjet Dervishi dhe Llapaj janë zgjuar mëngjesin e sotëm në orën 02.00 nga fadromat, të cilat kërkuan të hynin në shtëpi.

Referuar dëshmive të banorëve, fadromat kanë tentuar të hyjnë me forcë dhe është dashur ndërhyrja e policisë që të mos bëhej asnjë veprim tjetër. Megjithatë, njëra prej fadromave ka arritur të hyjë në banesë dhe është brenda oborrit të shtëpisë.

Të gjendur përballë vështirësive, ditën e sotme, përfaqësues të familjeve i janë drejtuar zyrës së deputetit të zonës, Pandeli Majko, gjithashtu i pranishëm në protestën e djeshme. Sipas banorëve, gjatë bisedës me Majkon, ky i fundit është shprehur se është i pafuqishëm për këtë çështje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ver llapa: 11/10/2018 17:56

    Po nje pyetje kam per juqe jepni kete lajm (pseudo lajm) po zbatohet nje vendim gjyqesor I formes se prere, ku ish-pronari kerkon lirimin e prones se tij. Depyteti dhe ju qe ju ardhka keq merrini ne shtepite t'uaja ose blijani nga nje shtepi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit