Barcelona tjetër arsye për të festuar, rikthehet Messi pas 11 ditësh

Barcelona tjetër arsye për të festuar, rikthehet Messi pas 11 ditësh

Futbollisti Lionel Messi

Lionel Messi është rikthyer të stërvitet me Barcelonën 11 ditë pasi argjentinasi pësoi një frakturë në krahë. “Pleshti” në sfidën që Barcelona luajti kundër Sevillia-s u detyrua të dilte nga fusha në minutën e 23-t, pas lëndimit që pësoi në krahë si rrjedhojë e një dyluftimi me kundërshtarin. 

Në momentin e parë frika pushtoi katalanasit pasi u mendua që Messi kishtë thyer krahun, por me kalimin e orëve gjithçka u qartësua. Gjithsesi fituesi i 5 herë “Topit të Artë” humbi dy ndeshje shumë të rëndësishme për shkak të dëmtimit, kundër Interit në “Champions” dhe Realit në kampionat. 

Me shumë mundësi, pavarësisht se argjentinasi është rikthyer në stërvitje, do të humbasë edhe ndeshjen që Barcelona luan sonte në kupën e mbretit kundër Leonesas. Messi pritet të jetë i gatshëm të shtunën në sfidën e “La Ligas” kundër Rajo Valekanos.  Sa i takon sfidës që luhet sonte, trajneri Valverde sipas mediave spanjolle ka planifikuar të zbresë në fushë me formacionin e dytë. Kundërshtari i Barcelonës militon në Grupin B të Segunda Divizion dhe për këtë arsye në fushë nuk do të zbresë asnjë prej titullarëve, të paktën nga minuta e parë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Të ishte sulm ndaj meje nuk do kisha reaguar', Rama për Report Tv: Kur sulmohet Shqipëria, e pamundur të mos reagoj

'Të ishte sulm ndaj meje nuk do kisha reaguar', Rama për Report Tv: Kur sulmohet Shqipëria, e pamundur të mos reagoj