Pas disa ditësh heshtje, Basha reagon në FB: Rekordi i ri i 'Rilindjes', 45 biznese të mbyllura çdo ditë

Pas disa ditësh heshtje, Basha reagon në FB: Rekordi i ri i 'Rilindjes', 45 biznese të mbyllura çdo ditë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha, pas disa ditë heshtje, ka reaguar në rrjetet sociale duke akuzuar qeverinë se po çon drejt mbylljes bizneset. Basha shkruan se çdo ditë në Shqipëri, gjatë këtyre 7 muajve të 2018-ës, mbyllen 45 biznese. 

Basha i referohet të dhënave të publikuara dy ditë më parë nga deputetja e PD, njëherazi anëtare e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Jorida Tabaku. Sipas kreut të PD, sa më gjatë kjo qeveri të qëndrojë në detyrë, aq më keq do jetë për shqiptarët. 

Ja rekordi i ri i bandës së hajdutëve “Rilindja”: 45 biznese mbyllen çdo ditë në 2018. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më keq për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Shkruan Basha në Twitter, postim që e shoqëron me një video

Ja rekordi i ri i bandës së hajdutëve “Rilindja”: 45 biznese mbyllen çdo ditë në 2018. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më keq për Shqipërinë dhe shqiptarët! pic.twitter.com/j9nV36ong2

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) August 8, 2018

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qoqja: 08/08/2018 22:40

    E KE GJET O GJUMASH CDO DITE 45 BIZNESE AS 44 AS46 PO FIKS 45 ZGJOHU O HOLLANDEZ SE DOLI DJELLI NE KOSOVE E NDIGJOVE SALEN ME THACIN APO DHE TI MA M.. SE AI JE BASHKE ME KFORIN TEND .

    Përgjigju
  • Toni: 08/08/2018 20:17

    Flet kryehajduti i rruges se kombit dhe kryelloshi i politikes shqiptare! O gje e trashe,neser po te beheshin zgjedhjet do humbje me rezultat me te thelle se vjet prandaj mbylle gojen se na merzite... veshet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milion shqiptarë plus

Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milion shqiptarë plus