Basha në krah të Doris Pack sulmon Arta Markun: Po përgatit lirimin e Emiljano Shullazit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denonucar edhe sot miratimin nga Kuvendi të dy ligjeve, atë për lojërat e fatit dhe ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Sipas kreut demokrat, këto dy ligje legjitimojnë pastrimin e parave të krimit përmes lojërave të fatit dhe sektorit të ndërtimit. I ftuar në Konferencën Ballkanike të Gruas që u zhvillua në Tiranë këtë të premte, ku mori pjesë edhe eurodeputetja gjermane, Doris Pack, Basha iu rikthye edhe akuzave në adresë të kryeprokurores Arta Marku për çështjen "Shullazi". Kreu i PD tha se kryeprokurorja, me situatën e krijuar te Krimet e Rënda, po përgatit lirimin e Emiljano Shullazit. 

Lidhja e qeverisë me krimin është pengesa kryesore e Shqipërisë në BE. Rasti i mbrëmshem është tronditës: kryeprokurorja ka lënë pa hetim çështjen e Shullazit. Prokuroria është në mbrojtje të Shullazit, mikut të mikut të Ramës dhe po pergatit lirimin e Emiljano Shullazit; është liruar Ermal Hoxha se nuk nxori emrin e Olsi Ramës; krimi ka bekimin e ministrit të Brendshëm; paratë publike përfundojnë në duart e personave me precedentë të tmerrshëm kriminalë; njerëz të dënuar në disa shtete fitojnë qindra milionë euro tendera nga qeveria e Edi Ramës.

Ka arritur në pikën më të paimagjinueshme, pastrimi i parave të pista: katër vite më parë problem ishte kanabisi, tani është kokaina, heroina dhe pastrimi i parave të pista. Shikoni çfarë ligjesh kaloi parlamenti së fundmi: miratoi ligj për lojërat e fatit dhe miratoi ligjin për Teatrin, që të fitojë Rama 200 milionë euro. Pra, parlamenti për dy javë mori dy vendime: Bixhozit i uli taksat dhe i hapi rrugën, pastrimit të parave të pista në ndërtim. Janë paratë e drogës. A ka definicion më të qartë të kapjes së shtetit?! Pra, jo kryeministri, por Kuvendi kthehet në trupën që ligjëron pastrimin e parave. Ul taksat për biznesin dhe vjedh pronën publike!

Lulzim Basha, kryetar i PD

Një ditë më parë Kuvendi votoi ligjin e rishikuar për Teatrin Kombëtar. Opozita nuk mori pjesë në seancë, por zhvilloi një mbledhje paralele në Vlorë për situatën e kriminalitetit. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 21/09/2018 16:36

    Ka pjerdh Lulqimja.Ka mbledh kur,,e Europes

    Përgjigju
  • Populli: 21/09/2018 13:20

    Akoma me kete k***n plake merren keta te PD Turp kete e ka harruar varrexhiu per ta marre dhe ta vij te vendi vetem hallin e Pollos se do ngelur pa dashnore

    Përgjigju
  • Arbëri: 21/09/2018 13:14

    O lulzim psykopati, po si nuk ke turp o maskara ...???

    Përgjigju
  • Tata: 21/09/2018 11:38

    O LULZIM MASKARAI AI BURRI QE KE NE KRAH ASHT DREJTUS I P.D. APO MESHTETES I KRIMEVE TE PARTIS TENDE SE NUK E PAM FARE AS NE NGJARJEN E GERDECIT AS ME 21 JANAR .PO RRIN SI I BUKUR SHEJTAN PRANE NJE VRASESI .KTE BURRIN ME EMRIN DORIS PICK NUK E NDIGJUM FARE KUR TI VODHE PARAT E POPULLIT TEK RRUGA E KOMBIT .KU ISHTE KY BURRI QE SOT TI E KE NE KRAH

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet