Basha e ‘përjashtoi’ nga PD, ja posti i ri që merr Jozefina Topalli (Foto)

Basha e ‘përjashtoi’ nga PD, ja posti i ri që merr Jozefina Topalli (Foto)

Jozefina Topalli, ish-kryetare e Kuvendit

Dy vite pasi kryedemokrati Lulzim Basha vendosi që të mos e kandidonte në listat e Partisë Demokratike si deputete, ish-kryetarja e Kuvendit dhe një nga figurat më të rëndësishme të PD, Jozefina Topalli merr një detyrë të re.

Topalli është emëruar në një detyrë si eksperte e misionit të OSBE-së në Malin e Zi.

Ditën e sotme ajo ka nisur detyrën duke zhvilluar një takim me kryetaren e Komisionit Legjislativ, Marta Sçepanoviç dhe anëtaren Jovanka Laliçiç,-thuhet në njoftimin e Parlamentit të Malit të Zi.

Topalli vjen në këtë detyrë pas një karrierë të gjatë si deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe drejtuese e PD në qarkun Shkodër, poste që me vendosjen e Bashës në krye të PD, Topalli nuk i ka më.

Ajo njihet si një nga kritiket më të ashpra të kryedemokratit, dhe prej muajsh ajo ka qëndruar e paangazhuar në çështjet e politikës aktive.

Jozefina Topalli në takimin e zhvilluar me anëtarët e misionit të OSBE në Malin e Zi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mooz: 02/12/2018 10:00

    Cuditerisht te gjithe kundershatret e Bashes po mrrin detyra te redesishme. Edhe Topalli mori post si eksperte e OSBE. Cudi si e ka pranuar OSBE , sepse kur ishte Kryetare Parlamenti, ajo e perzuri Misionin dhe ekspertet e OSBE nga godina e kuvendit. Misioni i OSBE ne Kuvend ndihmonte me projekte. Mbasi ata u perzune dhe u larguan nga ambjentet e Kuvendit, ndihma u nderore pasi duhet te paguanin qera per zyrate reja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet