Basha kërkoi ta kundërshtojnë, Këshilli Bashkiak Kukës: Çështja u mbyll, tarifa e Rrugës së Kombit e pranueshme

E ndërsa kryetari i PD, Lulzim Basha nga Durrësi sot bëri thirrje që banorët e Kukësit të ngrihen për të bllokuar vendosjen e tarifës për rrugën e Kombit ditën e hënë, kryetari i Këshillit bashkiak të Kukësit Gjelbërim Shehu në një deklaratë për mediat shprehet se çështja është zgjidhur përfundimisht. Ai thotë se pas diskutimit me qeverinë dhe koncesionarin u vendos tarifa 100 lekë për banorët e Kukësit, e cila sipas tij është e pranueshme dhe e përballueshme. Bashkia e Kukësit drejtohet nga Bashkim Shehu i zgjedhur nga PD.

Në cilësinë e kryetarit të këshillit bashkiak të Kukësit, njoftoj se mbledhja e planifikuar për sot nuk u zhvillua për mungesë të kuorumit. Sqaroj se pika e fundit që kishte të bënte me analizën për tarifën në Rrugën e Kombit quhet e mbyllur. Pas reflektimit nga qeveria dhe koncesionari, tarifa 100 lekë për kuksianët është e pranueshme dhe përballueshme nga të gjithë. Erdhëm në këtë zgjidhje pas negociatave me qeverinë koncesionarin dhe grupet e interesit.

Gjelbërim Shehu

TARIFAT NE RRUGEN E KOMBIT NGA DATA 17 SHTATOR
Tarifa për kalimin e automjeteve 5 Euro
Për banorët e Kukësit tarifa është 100 lekë me TVSH deri në 44 kalime në muaj

Tarifat sipas mjeteve
Motoçikletat dhe automjetet me tre rrota 330 lekë

Banorët e Kukësit 50 lekë
Automjetet komerciale me dy akse, 6 rrota-1490 lekë
Kamionë të mesëm dhe autobusë të rëndë 2140 lekë
Kamionë të rëndë me 4 akse dhe më shumë 2970 lekë

Zbritjet
Nga 20-30 kalime në muaj zbritje 10%
Nga 30-50 kalime në muaj zbritje 20%
Nga 50-60 kalime në muaj zbritje 30%
Mbi 60 kalime në muaj 40%
Invalidët e punës dhe shtresat në nevojë deri 0 lekë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë