Basha me tone të ashpra: Rama po çon vendin drejt konfliktit civil, të ndalë dhunën ndaj studentëve

Basha me tone të ashpra: Rama po çon vendin drejt konfliktit civil, të ndalë dhunën ndaj studentëve

Kryetari i PD, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë sot një deklaratë të fortë kur tha se dhuna e policisë ndaj studentëve rrezikon ta çojë vendin drejt konfliktit civil. Sipas Bashës, policia dhunoi studentët një ditë më parë në fakultete me urdhër të kryeministrit Edi Rama. "Jemi i vetmi vend në europë dhe botë ku policia futet në ambientet universitare ku po zhvillonin protestë paqësore studentët. Deklarata e Lleshajt është e papërgjegjshme. Një i marrë urdhëroi studentët dhe protestën e tyre të ligjshme. Kërkesat e studentëve janë të drejta. Opozita do mbrojë me të gjitha format të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore. Këto shkelje flagrante të ligjit po e shtyjnë vendin drejt një konflikti civil. Nuk mund të pranojmë dhunën dhe sjelljen xhandare të Edi Ramës. Nuk mund të pranojmë që paratë për pastriin e rrugëve, të shëndetësisë për pacientët, të infrastrukturës të grabiten dhe tani të dhunojnë edhe fëmijët tanë, të dhunojnë studentët. I bëj thirrje Edi Ramës, ndal represionin ndaj studentëve, ndal dhunën psiqike dhe fizike ndaj tyre, jepi fund bllokimit të futjes së ushqimit dhe ujit në ambientetet universitare. Çdo shtyrje të mëtejshme në këtë drejtim, do shtyjë vendin drejt konfliktit civil", u shpreh Basha.


Lajmi kryesor:

Ngujimi i studentëve, Basha: Rama të ndalë dhunën policore, vendi drejt konfliktit civil


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Francë,2 vajza goditen me thikë para shkollës! Arrestohet autori

 Francë,2 vajza goditen me thikë para shkollës! Arrestohet autori