Basha i tregon vijën e kuqe dhe paralajmëron Ramën: S’ka më pakte, në zgjedhje me LSI-në

TIRANE-Kryetari i PD, Lulzim Basha doli sot para medieve në një bashkëbisedim me gazetarët për të dhënë ‘lajmet e verës’ sikur tha ai, ndërsa vendosi piketat për aksionin opozitar në vitin zgjedhor.

Ai u shpreh se tre janë objektivat e opozitës së bashkuar ‘Një qeveri me një kryeministër dhe ministër të Brendshëm që nuk ka lidhje me krimin, dhënia fund e kapjes së drejtësisë, zbatimi sipas 22 korrikut dhe plani ynë për t’i dhënë fund krizës ekonomike që do të fillojë me një program të vecantë kundër PPP’.

Basha mohoi zërat për një marrëveshje me PS-në për Reformën Zgjedhore, ndërsa shtoi se pa larguar Ramën nga pushteti në vend asgjë nuk do të jetë normale. Nisur nga kushti i vendosur nga opozita duket se do të jetë shumë e vështirë që palët të arrijnë një marrëveshje për reformën.

Nuk do të ketë zgjedhje normale sa kohë të ketë një kryeministër të lidhur me krimin. PD do të ketë rolin e saj drejtues në aksionin politik. Nuk do të ketë asnjë pakt me PS për reformë zgjedhore pa i dhënë zgjidhje katastrofës politike. Gjithçka tjetër është mashtrim. Nuk do të ketë pakt politik tjetër dhe bashkëqeverisje Rama-Basha. Qëllimi ynë është ti japim fund lidhjes me krimin. Kryeministri dhe ministri i Brendshëm nuk duhet të jenë njerëz të lidhur me krimin, që të kapte Reformës Zgjedhore ti hapej rruga. Asnjë propozim nuk do të zgjidhë krizën e lidhjes së qeverisë me krimin pa zgjidhur këtë problem. Nuk do të bëhemi maskë.

Lulzim Basha

Mos i shkojë në mëndje ta sjellë në seancë, ajo është vija e kuqe, pastaj gjithçka do të jetë në dorë të njerëzve dhe këtu pastaj opozita nuk dikton me çfarë mjetesh e marrin në dorë.

Lulzim Basha

E ndërsa në 3 shtator nis sesioni i ri parlamentar, Basha tha se ende nuk është marrë vendimi i opozitës për qëndrimin, ndërsa do të diskutohet paraditen e së hënës. Megjithatë ai shtoi se do të ketë edhe protesta ne aksionet e opozites kete sesion.

Nuk kam ndërmend të zbërthej sot teknikat opozitare. Këndvështrimi im i qartë, do të ecim në bazë të një plani të mirëfilltë opozitar. Rëndësi ka përmbajtja dhe jo forma. Prioriteti është të kemi një kryeministër dhe një ministër të brendshëm që nuk janë të lidhur me krimin. Aksion politik, protesta, arsenalin opozitar do ta vendosim në lëvizje për këtë qëllim.

Lulzim Basha

Në prag të zgjedhjeve lokale, Basha konfirmoi deklaratat e djeshme që bëri aleatja e LSI, Monika Kryemadhi se opozita do të dalë e bashkuar në 2019.

Opozita do të dalë e bashkuar në zgjedhje. Do të përballemi të bashkuar me të gjitha sfidat. Ne po kërkojmë që ky bashkim të jetë sa më i madh.

Lulzim Basha

Gjithashtu, ai njoftoi se në shtator në bashkëpunim me aleatët do të nisë procesi për përcaktimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale, por edhe ato të parakohshme.

PD do të nisë procesin e identifikimit të kandidatëve që në shtator. Do të kemi një proces aktiv në bashkëpunim me aleatët për të identifikuar njerëzit më të mirë, si në zgjedhjet lokale dhe ato politike të parakohshme të kemi përfaqësimin e elitës së mendjes. Jemi në prag të humnerës.

Lulzim Basha

Basha tha se kur PD të vijë në pushtet, cdo koncesion, përfshirë edhe kompaninë ajrore ‘Air albania’ do i nënshtrohet një ‘vettingu’ si ai në drejtësi.

Air Albania është aferë korruptive si PPP-të, do të ketë shoqërinë e tij ajrore nën kontroll. Si cdo koncesion do i nënshtrohet me ardhjen në pushtet të PD një legjislacioni të posaëm, që do e bëjë vettingun të duket si piknik. Me ardhjen tonë në pushtet cdo koncesion do i nënshtrohet një procesi ligjor, kontroll me imtësi të aplikantit që ka fituar dhe veprimet që janë kryer nga kryeministri te punonjësi më i thjeshtë. Kësaj do i shkojmë deri në fund, janë miliona, miliarda euro, do u kthehen shqiptarëve.

Lulzim Basha

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:37
Shtatori i nxehtë, Kryemadhi: Sesioni i ri do të fillojë me ligjin e Teatrit

Ashtu si Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi sot se shtatori do të jetë i nxehtë, ndërsa lufta politike do të fillojë me ligjin për Teatrin që e ktheu Presidenti.

Do të jetë një sesion shumë i vështirë,  i cili fillon me grabitjen e pronës së shqiptarëve, Teatrin Kombëtar. Nuk është thjesht grabitja e një godine me qerpiç sipas kryeministrit, por është grabitje e vlerave, identitetit, kulturës dhe historisë jo vetëm të popullit shqiptar por dhe të rinisë se mbi të gjitha në atë teatër kanë kaluar breza të tërë, aktorë të rinj të cilët janë bërë aktorët më të mirë dhe më të dëgjuar në Shqipëri. Kanë krijuar historinë e kulturës shqiptare. Por këtu nuk qëndron problemi te kultura, por te makutëria në kokën e një kryeministri, i cili nuk kënaqet më thjesht duke uzurpuar, por tashmë kërkon edhe të vjedhë dhe të grabisë pronën e shqiptarëve dhe më pas nga një pronë publike fillon të grabisë dhe prona private gjë që e shikojmë.

Monika Kryemadhi

Shumica ka planifikuar që në datë 13 shtator të rivotohet ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar, por zyrtarisht data do të vendoset në seancën e ditës së hënë kur do të miratohet kalendari i punimeve. Mes kundërshtimit të fortë nga opozita, ligji u miratua nga shumica në fillim të korrikut, por Presidenti e ktheu për rishqyrtim, ndërsa shumica ka paralajmëruar se do ta rivotojë menjëherë pa asnjë ndryshim. Kujtojmë që kryebashkiaku Erion Veliaj arriti marrëveshjen me artistët, ndërsa Teatri i ri parashikohet që të ndërtohet mbi rrënojat e të vjetrit me Partneritet Publik Privat.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 31/08/2018 23:17

    Ky koalicion i jep Rames mandat te perhershem! Luli eshte vartes i Rames, e bleu Rama me parate e pallatit monster qe shembj.

    Përgjigju
  • o derman: 31/08/2018 18:05

    Po ku jeton ti o zoteri...po per ty thone qe je djal me shkoll dhe i zgjuar...po akoma se ke kuptuar qe populli nuk te shoh dot me sy!ik ore palaco djal se le nam..ik lere Shqiperin te behet...ik andej nga rusia hape krahun

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 31/08/2018 17:28

    Sa trim asht bo Luli? duhet me pas frike se te rru ** taravolen Ai.

    Përgjigju
  • albatros: 31/08/2018 15:09

    Sa I mire eshte pushteti. Ta njeh kush po e more se te pelqen pa?

    Përgjigju
  • Anton: 31/08/2018 14:27

    Perfundimisht ai vend nuk behet Une do propozoja shqiperine Ta marrin nje shtet I huaj Trinomi tropojan-skrapali-tepelenas nuk funksionoi per 30 vjet

    Përgjigju
  • tonin: 31/08/2018 13:54

    luli budalla,,budalla po i ka ndare nja 2-3 gra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët