Basha paralajmëroi bojkot, Dash Shehi i del kundër: Do hyjmë në zgjedhje, s'jemi revolucionarë

Basha paralajmëroi bojkot, Dash Shehi i del kundër: Do hyjmë në zgjedhje, s'jemi revolucionarë

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi

Lulzim Basha dhe opozita do të hyjë në zgjedhje edhe me Ramën kryeministër pavarësisht deklaratave, përbetimeve dhe kërcënimeve nga ana e liderëve opozitarë. Zgjedhjet lokale janë komentuar nga kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili ka qënë tepër konkret në lidhje me faktin nëse opozita do të hyjë në zgjedhje me Ramën, kryeministër dhe qeverinë e tij. Shehi është shprehur i qartë, se PD do të hyjë në zgjedhje me patjetër.

Ne do të bëjmë luftë deri në fund që ta spostojmë këtë qeveri me gjithë kryeministrin në krye dhe do t’i përdorim të gjithë mjetet demokratike, por opozita në zgjedhje do të hyjë sepse ne nuk jemi revolucionarë. Kjo punë ka filluar me votë dhe me votë do të zgjidhet.

Dashamir Shehi, kryetar i LZHK

Kjo deklaratë e kreut të LZHK-së vjen në një kohë kur kryedemokrati Lulzim Basha çdo ditë e më shumë bën thirrje për rrëzimin e Ramës sepse është i lidhur me bandat kriminale, dhe për këtë arsye opozita nuk do të hyjë në zgjedhje./CNA.al/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 17/09/2018 16:22

    Pa dyshim te hyni.Mos harroni faqorren e rakise.

    Përgjigju
  • redi: 15/09/2018 09:16

    Ne ka politikan me te ndershem ,dhe me demokrat ne opoziten shqiptare te me thote ndonje njeri . Ishte nismetar i proceseve demokratike ,zv. Kryeminister dhe kurre nuk u perly ,me skandale korrupsionin dhe skandale te vjedhjes se zgjedhjeve . Aresyeja eshte ,se Dashi rrjedh nga familje nga me te pasurat, dhe me me kulture te Tiranes . Njerez si Dashi i nevojiten PD ne krye ,ndryshe besimi eshte u vdekur me Lulin dhe Saliun

    Përgjigju
    • ben: 15/09/2018 11:09

      O Redo,Dashi eshte demode,fol sic fol tek clubi,dhe kaq.Sa me injorant te jesh,aq me shume e pelqen Dashin.Edhe kur ishte zv kryeminister,Dashi vegjetoi,merrte rrogen ndonje pisllik te vogel dhe shtyre.Me tipa si Dashi dhe me fjalen eshte burre i mire,gjynof,vetem mbrapa shkojme.Po nuk pati aftesi manaxhuese,vizion,eshte e kote.Me Dasha,bo lloqe e futi raki.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Vllaznia zhbllokon merkaton, klubi shkodran: 'Lufta' nuk zhvillohet vetëm në fushën e blertë

Vllaznia zhbllokon merkaton, klubi shkodran: 'Lufta' nuk zhvillohet vetëm në fushën e blertë