Basha prezanton platformën Antimafia: Sekuestrim pasurive të personave publikë

Tiranë- Ndryshe nga mbledhjet e rretheve, kryedemokrati Lulzim Basha u ndal sot në Tiranë për të prezantuar ato që i quajti masat antimafia për çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia. Alternativa e PD, ka për qëllim sekuestrimin e pasurive publike të fituara me kontrata në kundërshtim me ligjin.

"Ne do të prezantojmë platformën Antimafia që propozon mekanizmin ligjor dhe institucional për evidentimin, sekuestrimin e pasurive të personave publikë dhe private të përfshirë në afera korruptive tendera, koncensione, PPP. Nëse një grush njerëzish përfitojnë gjysmën e fondeve publike në mënyrë jotransparente për afera që nuk sjellin asnjë përfitim publik, thënë ndryshe shërbimi më i madh është të kthejmë kushtet e konkurencës së ndershme, zbatimin e e ligjit"

Lulzim Basha

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha tha se pjesë e kësaj pakete është edhe vettingu në politikë, i cili po pengohet nga qeveria Rama siç tha ai.

“Deri sot Rama dhe qeveria kanë refuzuar vettingun me lloj lloj pretekstesh. Rama është kundër qëllimit të propozimit tonë ligjor"

Lulzim Basha

Problemi më i madh që sot ka Shqipëria, sipas Bashës është ajo që e quajti lidhja mes krimit dhe politikës. Krimi sipas tij ka zgjedhur Parlamentin si vendin për të pastruar paratë.

“Lidhja midis krimit dhe politikës ka kapur parlamentin. Katër vjet më parë problem ishte kanabisi sot është kokaina, heroina, paratë e pista. Kriminelët i pastrojnë paratë në Kuvend. Parlamenti i Shqipërisë nuk merret me hallet e shqiptarëve, por ka një qëllim të pastrojë paratë e krimit

Lulzim Basha

Jorida Tabaku foli për bilancin e abuzimeve në sektorin e tenerderva, koncensione, monopoleve.

Florion Mima bëri një bilanc financiar se sa iu kushton kjo taksapaguaesve shqiptarë

Enkelejd Alibeaj bëri një amendim për ligjin Antimafia, që të gjithë ata që përfitojnë në mënyrë korruptive paratë e taksapaguesve shqiptarë, njësoj si në rastin e krimit të organizuar, atyre që janë bërë palë në këto afera të provojnë ligjshmërinë e pasurive të tyre. Pasuritë e tyre të verifikohen dhe sekuestrohen.

Opozita ka nisur bojkotin që më 3 shtator, duke u mbledhur në qytete që ata i cilësojnë problematike. Më herët, ata janë mbledhur në Shkodër, në Elbasan, në Durrës dhe në Vlorë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 24/09/2018 16:45

    Filloje nga vetja lerja ShQUPIN shtetit se ishte prone shteti dhe e pervetesove vetem me nje firme per 5 min para se te hikte SALA.

    Përgjigju
  • Erik: 24/09/2018 15:39

    Po ik o budalla se asnje nisme nuk di ta kthesh ne platforme, ben vetem zhurme brenda qypit tend, pakkush te degjon. Le qe s'ke asnje te drejte morale te marresh nisma, je i zhytur deri ne fyt me krime, vjedhje, korrupsion, para te zeza, mbi te gjitha je i paafte per punet e duhura per vendin.

    Përgjigju
  • agim: 24/09/2018 12:00

    Nuk e kuptoj pse pguhet keto plehra,duhet ne vende me ju mbajte parat,bile dhe me i gjobite per propogande ndarse.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë