POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Bashkë me tarifat, tani luftë mediokritetit në Universitete

Protesta e studentëve

Protesta e studentëve që kanë provime të prapambetura dhe kërkojnë të hiqet taksa ekstra mbi kreditet për provimet e padhëna në kohë, rrezikon të fshehë problemet e vërteta të universiteteve. Çështja e tarifave është e thjeshtë: nga njera anë, janë ata që mendojnë se kjo është një tarifë e drejtë kundër dembelizmit, pra që synon të ndëshkojë vetëm studentët të cilët nuk mësojnë, për t’i nxitur ata të bëjnë më shumë. Nga ana tjetër, janë ata që e akuzojnë qeverinë se synon vetëm t’i penalizojë studentët dhe të godasë një nga shtresat më të dobëta të shoqërisë.

Në të vërtetë, qeveria ka bërë një gabim duke u bërë protagoniste me pranimin e futjes në VKM nr.288 të majit 2018 të pikës 4, në të cilin pohohet se “Studenti, i cilësuar (...) si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë (...) i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse ...”. Një rregull ky, që bordet e universiteteve në realitet mund ta aplikojnë (dhe e aplikojnë tashmë) në mënyrë autonome, pasi tarifat janë kompetencë (dhe, për rrjedhojë, edhe përgjegjësi) ekskluzive e universiteteve: qeveria ka të drejtë vetëm të vendosë tarifat maksimale, ndërsa universitetet vendosin gjithshka tjetër. Kanë qenë pikërisht universitetet që ja kanë kërkuar qeverisë të përfshijë këtë rregull në VKM dhe qeveria, ndoshta duke nënvleftësuar impaktin e këtij vendimi, ka pranuar, duke paguar sot çmimin për një gjë të tillë.

Në fakt, vetë ky “rregull” ishte përfshirë edhe në VKM e vitit 2015, që përcaktonte çdo vit tarifat maksimale të aplikueshme nga universitetet, dhe tre vjet më parë tarifat për provimet e mbartura ishin, madje, dyfish. Megjithatë, asnjë nuk kishte protestuar kurrë. Këtë herë qeveria pati kurajon të pranojë gabimin dhe, siç njoftoi të mërkurën ministrja Lindita Nikolla në një intervistë në Report TV, qeveria vendosi të anulojë në VKM pikën 4 të kundërshtuar (pikërisht atë që vendos detyrimin për të paguar kreditet për provimet e mbartura), duke ua kthyer këtë tagër ekskluzivisht bordeve të universiteteve.

Por, a mjafton kjo për të zgjidhur problemin e studentëve?

Në bazë të parimit të meritokracisë, një student që nuk merr provimet sepse nuk mëson është e drejtë të “ndëshkohet”, duke paguar edhe një herë kuotën e krediteve. Siç argumentonte dje dikush, askujt nuk mund t’i shkojë ndërmend që, në rast se humbasim aeroplanin pasi arrijmë me vonesë në aeroport, fluturimi tjetër për ne të ishte falas. Por, krahas këtij parimi “stimulues”, që e kanë të gjitha universitetet moderne, në Shqipëri duhet të shtrojmë edhe një pyetje tjetër: a jemi të sigurtë se të gjithë studentët që nuk marrin në kohë provimet janë katranjosë vetëm për faj të tyre? Rektorët që duan t’i bëjnë të paguajnë studentët ngelës (por që më pas nuk gjejnë fonde për të shpërblyer të shkëlqyerit), a janë të aftë të kontrollojnë CV-të dhe korrektesën e profesorëve të tyre? Dhe, a janë në gjendje të garantojnë që parimet, të cilat i zbatojnë për provimet, janë me të vërtetë ekskluzivisht meritokratike?

Akuzat, për të cilat flitet nëpër korridoret e universiteteve, janë të vazhdueshme dhe të rënda. Ka profesore që nuk vijnë fare në leksione, ose detyrojnë studentët të blejnë libra jashtë kurrikulave, të shkruar nga pedagogët, flitet për trafik fotokopjesh, dhurata para dhe pas provimeve, ryshfete, provime të marra si pasojë e një telefonate, nepotizëm. Nuk besojmë se këto janë kthyer në normë dhe jemi të bindur se shumë profesorë në universitetet shtetërore janë korrektë dhe bëjnë detyrën e tyre. Por rektorët, si dhe ministria, kanë një përgjegjësi etike dhe politike, në rast se një pakicë e vogël e atyre studentëve ngelës janë të detyruar të paguajnë tarifën ekstra vetëm se nuk kanë pranuar (apo nuk kanë mundur) të plotësojnë kërkesat e paligjshme të profesorëve të tyre për të marrë provimin në kohë.

Rektorët kanë të drejtën, për shkak të parimit të autonomisë së universiteteve, të caktojnë ato tarifa që mendojnë si të drejta, duke u përgjigjur para studentëve për vendimet e tyre, pasi kanë detyrimin të garantojnë se, në këmbim të atyre tarifave, studentët do të marrin një arsim të përshtatshëm dhe respektimin e rregullave meritokratike të njejta për të gjithë.

Për cilëndo qeveri universitetet mund të jenë një hapësirë e madhe konsensusi, por edhe një fuçi e rrezikshme baruti. I pari që e di këtë është pikërisht Sali Berisha, për të cilin gjithshka filloi me një grevë të studentëve të Tiranës në vitin 1990 dhe gjithshka përfundoi me një grevë të studentëve të Vlorës në vitin 1997. Jo rastësisht opozita që prej tri ditësh flet për “një dhjetor të ri studentesk” dhe për PD-në është i fortë tundimi për të zëvendësuar banorët e Astirit dhe dosjen e Unazës së Re me studentët dhe universitetet.

Deri tani ata kanë refuzuar sponsorë politikë, por presioni është i fuqishëm. Ja pse qeveria duhet të vazhdojë të dialogojë me studentët në mënyrën më të hapur dhe konstruktive të mundshme: të heqë pikën 4 të VKM, siç bëri, duhet të jetë vetëm hapi i parë. “Studentët kanë të drejtë edhe kur nuk kanë të drejtë”, paralajmëron Artan Fuga: një mesazh i fuqishëm, ndoshta jo shumë pedagogjik kur jepet nga një profesor, por që politikanët do të bënin mirë ta dëgjonin, pasi edhe nëpër universitete ka ardhur koha e Vettingut dhe e transparencës së plotë. Sfida e vërtetë për shkollat dhe universitetet nuk është të ulësh tarifat, por të mposhtësh mediokritetin.

d.ba./
Komento

Komente

  • liljana: 07/12/2018 19:05

    Keto probleme qe diskutohen nuk u krijuan ne nje dite. Ka vite qe thuhet se arsimi i larte eshte shkaterruar. Pedagoget e dijne shumeire kush e krijoi kete gjendje. Korrupsionin ne univetsitete e solli lloji i Dhori Kules e Cô. Kush e beri punesimin e njerezve si Drutan Shoraj? Kush ua dha titujt personave se Ervin Demo etj pa perfunduar dhe shkollen e mesme? Kush e drejtoi Monika Kryemadhin dhe e beri doktore shkencash ne ekonomi? sa fonde janve vjedhur nga tenderat ne Univetsitetin e Tiranes? Nuk mund te fshihen pas gishtit. Korrupsioni ka emer. Prokuroria duhet te bej punen e saj.. .

    Përgjigju
  • Fredi: 07/12/2018 16:25

    Sikur kështu të mblidheshin neser në kufi që të mos lejojnë mjekrat jevga talibanë të kalojnë në territorin shqiptar, mir do ishte!

    Përgjigju
  • redi: 07/12/2018 12:15

    Protesta pa politizim ,dhe duke mbajtur larg opoziten tregon se studentet jane mbrijtes te drejtave te tyre . Sit universitetet shqiptare kane shume probleme dhe me kryesorja pervec atyre ekonomike eshte niveli i pedagogeve dhe cilesia e tyre . Militantizmi psrtiak ka shtuar mediokritetin . Te drejtat e studenteve duhen zgjidhur me dialog ne prezencete rektorateve qe sit bejne sehir , duke qene shjaktar te ketyre protestave . Ne radt se ka tendence politike oer anarshi shteti duhet te veproj me fircen e ligjit

    Përgjigju
  • Konjak: 07/12/2018 09:59

    Saktesisht, ne mund te diskutojme ne parim ,sepse nuk jemi aktor te problemit.Ne te gjitha kohet ka pas student qe ,per arsye nga me te ndrishmet,-dhe jo vetem per dembelizm etj -sipas jush;kan lene nje apo me shum lende pa likujduar.Kyo nuk permbush kushtin per penalizim ekonomik.Pasagjeri dhe avioni ,nuk mund te jen te barasvlefshme ,me studentin dhe universitetin.Paskan qene universitetet qe kan uendos kete rregull,po rregullin tjeter;qe cilido nxenes te mos paguaj para apo pas provimit,pse s'e kane parashikuar keta zoterinj.Zoterinj te nderuar;duhet te zbatohet rreptesisht ligjin natyror ;secilit hakun.

    Përgjigju
  • Politekniku: 07/12/2018 08:32

    Z.Bollino, ne nje shembull hipotetik , nje student ne vit te pare frekuenton lende me total prej 60 kreditesh. Ne ate qe une kuptoj nga sistemi arsimor ai i paguan ato kredite ne vit te pare te perkthyera ne ore mesimi , prezence ne auditore, shpenzime te fakultetit ne administrate per ate student gjate vitit te pare. Studenti kalon ne vit te dyte me sasine minimale te krediteve pra 30, pjesa prej 30 kreditesh te provimeve te pa kaluara i mbart (rasti i studentit me dembel qe mund te perfytyrosh). Tani nuk me duket e drejte qe ato kredite te vitit te pare studenti i vitit te dyte ti paguaje si nje student i ri i vitit te pare, sepse tashme ai nuk merr me pjese ne mesimdhenie pasi ka lendet e vitit te dyte , as me detyrime te tjera qe mund te kete ajo lende, i vetmi shpenzim qe ka eshte pjesemarrja ne provim qe perkthehet ne pune sekretarie (administrate). Po te paguash 2 (e ndoshta me shume) here per nje sherbim qe e merr vetem nje here me duket absurde, por nuk jam aq naiv sa te mendoj se eshte padashje apo pa qitje te larget.

    Përgjigju
    • mira: 07/12/2018 12:46

      Jam dakort me Politekniku . Pervec kesaj sherbimi qe i jepet nga stafi i administrates nej studenti ne shtet ehste zero.nul . studnetet harxhojne sh kohe ne rradhe q ete rregjistrohen per nej provim te sekretaria ,nderkohe qe duhej te funksionont eportali. Merrni shembull nga universitetet private. Atje cdo student ka profilin e tij, rregjistrohet atje, e merr noten atje, i shkon fatyura pe rte paguar atje, ben kerkese per nejliber ne biblioteke atje, i vjen cdo njoftim atje, i personalizuar per cdo student sipas specifikes qe ka . Ne shtet rri tre ore ne rradhe shtypesh para sekretarive dhe kur te vjen rradha zonja sekretare ka orarin e kafese. PV e provimeve dalon me shkrim dore, ne libreze pedagogu te ka vene note tyjeter , ne pv tjeter, ne rregjitrin perfundimtar tjeter,jo rralle here ka pas problem ku nota ne l;ibreze eshte ndryshe nga ajo ne pv . Biblioteka esht nul, slla studimi ne universitet nuk ka, nje student qe ka nje ore bosh nukka nje salle ku te hyje e te studioje.pedagoget me shume nuk vijne nuk behet nje monitorim si ka mundesi nje nje njeri te jete pedagog dhe ne shtet dhe ne privat dh ete kete dhe nje studio private. Cu be ai , njemijekembeshi e njemijeduarshi ??????Nuk ka karte studenti, studenti nuk paiset qe ne fillim me programin e studimeve, nje student ne shtet sot eshte i njejte me nje njeri qe hyn e del neper auditore bosh, pa ansje informacion. Duhet bere transparence me titujt shkencore te pedagogeve me aftesite e tyre . ehste turp q epedagogu ti kerkoje studentit llogari pse nuk ke liber, ps enuk ke blere librin tim. Nje pedagog i mire ben nje liber qe i shitet pa detyrim pasi ka bere nje pune shkencore qe duhet tu sherbeje profesionisteve dhe jo studenteve. jashte pedagogu ben nje dispence dhe kaq, dhe u jep studenteve refereime ne literatura te ndrsyhme, lityeratura te cilat studenti i gjen ne biblioteken e universitetit,ku ka edhe nje fotokopje qe fotokopjon me cmim te reduktuar per studentet pikerisht materiale te caktuara nga keto literatura. dhe studenti shkon ben porosine dhe per 24 ore merr literaturen qe e paguan per nje cmim te reduktuar . Eshte turp qe pedagoget botojne dispensa. Le te botojne libra kerkimore hd eshkencore, tu japin studenteve referime, dhe i blejne, i fotokopjojne apo i lexojne me shenime nebiblioteke, kjo ehste zgjidhje e studentit. Ka edhe libra qe shiten te perdorur . dhe me vlere te reduktuar Por jo, pedagoget tane te nderuar u ekrkojne listat e bleve se bleve, pse se blev,e ku eke e te tjera si keto. Mbi studentet ehste nejbarre e rende .Nga nej ane familjet qe po bejne sakrifica per ti shkolluar dhe edukuar nga ana tjeter pedagoget qe u kerkojne "thele mbi bisht" Nes eflet me nje student shqiptar qe studion sot jashte shqiperise, do te te tregoje se psj ne Gjermani nje student i Ing Ndertimit apo arkitektures, ne sallen e studimit ka tavolinen e tij aty ai le te gjitha materialet, maketet qe nderton punet e veta,pa u detyruar ti marre dhe coje lart e poshte. Nje student arkitekture psh e kupton sh mire cdmth te transportosh maketet nga vendi ku banon per ne sallen e leksionit. Kjo ehste lehtesim, studneti punon aty gjithe ohen sa te doje ne kushte te mira ajrimi, ndricimi dhe ngrohjeje . Ambienti ehste me kamera dhe askush nuk guxon te demtoje punen e tjetrit. Ketu..... studentet nuk kane as ndricim neper salla studimi