Bashkia e Divjakës i bashkohet "Aleancës për Dhurimin e Gjakut", Ilir Meta: Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të ndihmojmë të sëmurët me talasemi

Bashkia e Divjakës i bashkohet

Ilir Meta, Presidentit i Republikës së Shqipërisë në Divjakë

Bashkia e Divjakës i është bashkuar nismës Aleanca për Dhurimin e Gjakut. Si fillim kjo ishte një nismë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i cili është shprehur sot në Divjakë:

Falenderoj Kryetarin e Bashkisë, z. Fredi Kokoneshi, që ju përgjigj kauzës së dhurimit të gjakut dhe të gjithë punonjësit e administratës dhe të institucioneve në vartësi të Bashkisë që kanë ardhur sot për të dhuruar gjak.

Kjo seancë dhurimi gjaku ka për qëllim t’u vijë në ndihmë kryesisht të sëmurëve talasemikë. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të shëndetshëm të zonës së Divjakës, Lushnjës, Fierit, Beratit, zona ku përqindja e talasemisë është më e lartë, të bëhen dhurues të rregullt të gjakut për të ndihmuar të gjithë bashkëqytetarët e tyre. 

Ju bëj thirrje të konsultohen me mjek dhe të bëjnë analizat përkatëse për të parë nëse janë mbartës të talasemise apo jo. Është thelbesore të kemi një politikë të fortë parandalimi të sëmundjes. 
 

Është shumë e rëndësishme t’u japim informacion fëmijëve dhe të rinjve, që në bankat e shkollës, mbi gjakun, talaseminë, parandalimin e saj, nevojën e dhurimit të gjakut etj, në mënyrë që të ulim numrin e të sëmurëve me talasemi. Të punojmë të gjithë sëbashku dhe të ndërmarrim fushata të vazhdueshme sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi mbi këtë cështje me rëndësi jetike.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

Ora 12:14
Bashkia e Divjakës i bashkohet "Aleancës për Dhurimin e Gjakut", Ilir Meta: Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të ndihmojmë të sëmurit me talasemi
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Lokja.: 27/07/2018 17:44

      HAJDUTET PO BEJNE THIrrje per donacione.DHURO FLORINJTE E KERRABES QE VODHE TREGO BASHKEPUNETORET QE TE MOS PERFUNDOSH SI KADAFI , NE MOS TI , TE TUTE NJE DITE DUHET TE PAGUAJNE

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



    ×

    Lajmi i fundit

    O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

    O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë