Bashkia e Tiranës investim të ri në rrjetin ujësjellës për zonën e Shkozës

Bashkia e Tiranës investim të ri në rrjetin ujësjellës për zonën e Shkozës

Pamje nga punimet në rrjetin e ujësjellësit për furnizimin me ujë të pijshëm në zonën e Shkozës

Një investim i ri në rrjetin e ujësjellësit po merr jetë në rrugën "Ali Shefqeti". Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë me mjetet dhe specialistët e saj për të përmirësuar furnizimin me ujë në zonën e Shkozës, duke bërë të mundur zëvendësimin e linjës së vjetër të ujësjellësit. Linja e re e ndërtuar do të bëjë të mundur furnizimin me ujë të qytetarëve me të gjitha parametrat dhe cilësinë e duhur për ta përdorur atë.

Ndërkohë, për të shmangur problemet gjatë shirave lokalë, Bashkia e Tiranës ka pastruar një pjesë të konsiderueshme të pusetave në rrugët kryesore të kryeqytetit. Punonjësit e UKT-së janë kujdesur të pastrojnë me sondë të gjitha pusetat e ujërave të ndotura në rrugën “Ali Demi”, ku janë evidentuar një sërë mbetjesh plastike të hedhura nga qytetarët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 02/09/2018 11:56

    Atije jane bosat e Tiranes!jo zoti veliaj,ke dhe mjaft zona te tjera shume afer shtepise tende qe I ke lene pas dore.150 m me poshte shtepise tende jeton nje komunitet me 20 fish banore se zona jote,nuk kane uje rregullisht,nuk kane ndricim rrugor,por kane kudo telat e alb teleleshit dhe mbeturina qe nuk vjen kush ti heqi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bushka: Të marrim masa reformuese me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit

Bushka: Të marrim masa reformuese me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit