Bashkia e Tiranës merr një tjetër çmim, Londra vlerëson 'Pazarin e Ri': Rinovimi i vitit

Bashkia e Tiranës ka fituar një tjetër çmim ndërkombëtar kësaj here në Londër. Organizata Emerging Europe me qendër në kryeqytetin britanik krahas shumë konkurrentëve ka vlerësuar me çmim të parë si “Rinovimi i vitit” rikonstruksionin e ‘Pazarit të Ri’ në Tiranë.

Report Tv ka mësuar se çmimi është tërhequr ditën e djeshme nga numri 2 i bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku.

Disa ditë më parë Bashkia e Tiranës ka marrë një tjetër çmim. Kryetari Erion Veliaj ka tërhequr në Barcelonë çmimin ndërkombëtar për Sheshin Skënderbej, si “Hapësira më e bukur publike” për vitin 2018.

Njoftimi i plotë i Bashkisë Tiranë:

 

Pazari i Ri i Tiranës fitoi dje çmimin si projekti i Rinovimit 2018 nga Emerging Europe Aëards (EEA) në Londër, një nismë unike që shpërblen praktikat më të mira në Europën Lindore. Ky çmim vjen dy ditë pas vlerësimit që iu bë në Barcelonë sheshit “Skënderbej”, si hapësira më e mirë publike në Europë për 2018.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, falenderoi jurinë për vlerësimin e projektit të rehabilitimit të Pazarit të ri, i cili nga një ngrehinë e rrënuar, në një kohë të shkurtër, u transformua në një nga pikat më tërheqëse turistike të kryeqytetit, duke ofruar një shumëllojshmëri aktivitetesh ekonomike e kulturore. Mazniku u shpreh i kënaqur për këtë çmim prestigjoz, një shembull fantastik se si Pazari i Ri është kthyer në një pikë të re dhe kumbuese për Tiranën.

“Për ne Shqiptarët është inkurajuese që patëm në listën e shkurtër dy projekte, përfshirë edhe ‘Pazarin e Korçës’, një tregues i qartë se programi i Rilindjes Urbane ka dhënë efekte madhore në rivitalizimin e qyteteve tona”, u shpreh Mazniku, pas tërheqjes së çmimit.

Pazari i Ri u përzgjodh fitues pas konkurrencës së fortë me nëntë kandidatë të tjerë, si qendra historike e Timishoarës, salla e tregut 100-vjeçar të Varshavës "Koszyki", sheshi Mynta në Lviv (Ukrainë) etj.

Juria profesioniste ndërkombëtare veçoi se Pazari i Ri ka pësuar ndryshime pozitive, duke bërë që, nga një zonë e lënë pasdore për vite me radhë, u shndërrua në një simbol i jetës urbane dhe destinacion me vlerë tregtare, kulturore si dhe një treg “hip”.

Gjithashtu, juria vlerësoi ndërthurjen e trashëgimisë kulturore me arkitekturën moderne të Pazarit të Ri, ku shumë nga elementët tradicionalë të qytetit të vjetër janë ruajtur, ndërsa sheshi është rifreskuar me një çati mbresëlënëse prej çeliku dhe qelqi. Pazari i Ri u konsiderua edhe si një model inovativ i biznesit, pasi është një qendër tregtare që përfshin 308 biznese dhe siguron 1,007 vende pune.

Projekti i rinovimit të Pazarit të Ri u realizua nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me AADF. Që prej përurimit të Pazarit të Ri, në mjediset dhe tezgat e tij gjen gjithnjë e më shumë turistë, të cilët shijojnë specialitetet e kuzhinës tradicionale shqiptare. Rivitalizimi i sheshit “Avni Rustemi”, një prej pjesëve më kritike që ka patur ky Pazar, tashmë ofron mundësi të panumërta për aktivitete në çdo orë të ditës, çka bashkë me rikonstruksionin e godinave përreth, e ka kthyer zonën në një pikë mjaft atraktive për turizëm.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 24/06/2018 13:27

    Rrnofte Birisha qe e bani Tiranen hale.

    Përgjigju
  • Nsjzzjzjxnxn: 23/06/2018 11:42

    Vetem naivet dhe militantet i besojne ne vleren e ketyre cmimeve.

    Përgjigju
    • Shpellar vicidoli: 23/06/2018 14:55

      Po edhe kur pd-ja demostronte kunder pazarit, sheshit skenderbe etj, vetem sahanlepiresit i shkonin permas, si kur ti o dit zi.

  • Shpellar vicidoli: 23/06/2018 11:14

    Keto lajme jane shuplaka per Bashistet dhe salihistet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman