Bashkia e Tiranës nis ndërtimin e rrugëve “Migjeni” dhe “Kadri Roshi” në Kashar

Bashkia e Tiranës nis ndërtimin e rrugëve “Migjeni” dhe “Kadri Roshi” në Kashar

Punimet për ndërtimin e rrugëve në Kashar

Një investim i rëndësishëm ka nisur nga Bashkia e Tiranës në zonën e Kasharit që do të lehtësojë lëvizjen e mijëra banorëve të cilët jetojnë në këtë zonë që është populluar së tepërmi vitet e fundit.

Favorizuar edhe nga koha e mirë, mjetet e Bashkisë po vijojnë punët me ritme të shpejta për ndërtimin e rrugëve “Migjeni” dhe “Kadri Roshi” në Njësinë Administrative Kashar.

Aktualisht po kryhen punimet nëntokësore duke ndërtuar tërësisht nga e para një rrjet të ri për ujësjellës kanalizimesh i projektuar edhe për vitet e ardhshme, ndërkohë që puna po vazhdon dhe për nënshtresat.

Ndërtimi i kësaj rruge parashikon lëvizjen me disa korsi, si dhe pajisjen në të dy anët e saj me trotuare për këmbësorët, sinjalistikë dhe ndriçim modern si dhe gjelbërimin.

Tashmë mbetet vetëm çështje kohe deri në përfundimin e punimeve duke bërë realitet një dëshirë të banorëve të kësaj zone që tashmë do të kenë një rrugë me të gjitha standardet e nevojshme.

Ora 10:48
Bashkia e Tiranës nis ndërtimin e rrugëve “Migjeni” dhe “Kadri Roshi” në Kashar
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • sokol: 21/07/2018 23:38

      deri tek rruga besim alla nuk vazhdon me tej

      Përgjigju
    • Shqiptari: 16/07/2018 11:02

      Bravo bashkia. Kjo rruge na e lehteson jeten. Cdo dite ngelemi nga 2 ore ne trafik per te dale ne rruge te kombinantit. Mos u mjaftoni duhet edhe me shume.

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



    ×

    Lajmi i fundit

    'Kush m'i zgjidh hallet e mia, Ilir Meta, LSI-ja', Meçe ironizon: Çfarë do që të bëjë nuk i ndryshon imazhi

    'Kush m'i zgjidh hallet e mia, Ilir Meta, LSI-ja', Meçe ironizon: Çfarë do që të bëjë nuk i ndryshon imazhi