Bastisnin shtëpitë e italianëve, tre shqiptarë në pranga, mes tyre edhe një grua

Bastisnin shtëpitë e italianëve, tre shqiptarë në pranga, mes tyre edhe një grua

Bastisnin shtëpitë e italianëve, arrestohen tre shqiptarë, mes tyre edhe një grua 30-vjeçare. Dy nga të arrestuarit janë të datëlindjes 1999. Shqiptarët kishin vjedhur një laptop të shtrenjtë, bizhuteri të shumta dhe sende të tjera me vlerë.

Agjentët e policisë kanë arrestuar tre shqiptarët, dy djem të cilët ndodhen aktualisht në paraburgim në Pistoia, ndërsa gruaja, edhe ajo shqiptare është lënë në arrest shtëpiak.

Pas kontrolleve të kryera, tre shqiptarëve iu janë gjetur dhe sekuestruar disa sende me vlerë, të cilat i kishin përvetësuar përmes aktivitetit të vjedhjes. Identiteti i të arrestuarve nuk bëhet i ditur, ndërsa hetimet janë intensifikuar me qëllim zbulimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete