Baton Haxhiu merr superxhiro: Ilir, dekreto sa më shpejt z. Cakaj ministër!

Baton Haxhiu merr superxhiro: Ilir, dekreto sa më shpejt z. Cakaj ministër!

Baton Haxhiu, analist, Gent Cakaj, kandidat për Ministër i Jashtëm dhe Ilir Meta, president

Analisti nga Kosova Baton Haxhiu i ka dërguar një letër presidenti Ilir Meta, pak pasi kreu shtetit nuk firmosi dekretimin e Gent Cakaj, për të drejtuar Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme.

Haxhiu që njihet si një mik i Genti Cakajt, në këtë letër ka zgjedhur të përdorë një ton deri diku ultimativ ndaj presidentit Ilir Meta.

Baton Haxhiu me këtë letër është zveshur nga roli analistit dhe i jep vetes atribute të një sponsorizuesi të Genti Cakajt, vetëm e vetëm që miku i tij të kapë majat e diplomacisë shqiptare.

Nga një lexim i kësaj letre, vëren se Baton Haxhiu që në krye të herës i drejtohet presidentit të republikës së Shqipërisë në emër ''Ilir'', ndërsa për të propozuarin e për ministër i drejtohet me ''Zoti Gent Cakaj''.

Analisti Haxhiu në letër thotë se Cakaj pa asnjë diskutim, ''më i përgatitur se kushdo në të njëjtën pozitë para tij'', duke nënvleftëruar edhe ministrin në detyrë Ditmir Bushati.

Një arrogancë e hapur dhe aspak etike nga Baton Haxhiu i cili i drejtohet presidentit të republikës, me një fjalor njësoj sikur po pinë kafe dhe tymos cigare Davidoff, me dikë në një lokal tek “Kodra e Diellit” në Prishtinë.

Letra e plotë e Baton Haxhiut:

Përshëndetje Ilir,

Këto ditë kam përcjellur me vëmendje të veçantë ndryshimet në Qeverinë e Shqipërisë në përgjithësi dhe kam ndjekur me shqetësim të posaçëm shtyerjen e dekretimit për Ministrin e ri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj.

Me paraqitjet publike, sidomos pas kthimit nga shkollimi disavjeçar, Genti është shndërruar në shpresë politike dhe ka bërë dallimin me qasjen e tij të mençur dhe veprimet e tij të kujdesshme.

Për më tepër, tashmë për një vit e më tepër, Genti ka shërbyer devotshmërisht në Qeverinë e Shqipërisë nga Kabineti i Kryeministrit deri tek zv. Ministri për Evropë dhe Punët e Jashtme.

Ai është prej pak njerëzve në Shqipëri dhe në Kosovë, e veçanërisht edhe më i rrallë nga gjenerata e tij, e cila çdo ditë e më shumë shfaqet indiferente në qëndrime dhe konfuze në mendim, që mban ende peshën e rëndë të dijes dhe trajtën e kujdesit njerëzor.

Ashtu sikurse jeni edhe ju në dijeni pasi tashmë keni mbaruar çdo hetim të mundshëm ndaj tij, Genti është prej personaliteteve pa manipulime në edukim dhe pa afera korruptive në karrierë. Ai thjesht është një djalë i pastër, me mendje të kthjellët dhe ideale të larta dhe, pa asnjë diskutim, më i përgatitur se kushdo në të njëjtën pozitë para tij.

Sipas Kushtetutës të Shqipërisë, rrjedhimisht, për dekretimin e Ministrave të propozuar, roli yt, Ilir, është thjesht ceremonial. Në rast se do të shfrytëzosh zbrazëtitë në sistemin gjyqësor të Shqipërisë për llogari ditore politike dhe i ndikuar nga vala e paparë e thashethemeve të ditëve të fundit, Ilir, jo vetëm që nuk do të mundësoni emërimin në detyrë të një njeriu që përfaqëson shpresë në shoqëri dhe sjell dije në institucione, por, në fakt, do të vulosni ndarjen e thellë institucionale midis Kosovës dhe Shqipërisë. Midis shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në kohën kur deklarohesh vazhdimisht për domosdoshmërinë e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Shqipërisë nuk mund ta bllokosh në mënyre arbitrare emërimin e një Ministri nga Kosova me reputacion të shkëlqyer dhe kualifikime të bollshme!

Në rast se do ta mbash pezull dekretimin e Ministrit të ri, do ta mbani edhe përgjegjësinë institucionale për mosdekretim të politikanëve me mendësi të re në Shqipëri, përjashtimin e një kosovari të shkëlqyer nga jeta e lartë institucionale në Shqipëri edhe bllokimin praktik të bashkëpunimit të frytshëm midis dy vendeve.

Duke besuar se emri, të cilin mban mbi tryezë, për Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme paraqet cilësinë më të lartë për këtë detyrë dhe, duke mbetur me shpresë se do të ngrihesh përmbi politikat ditore, interesat e ngushta dhe logjikën feudale ku është mbërthyer Shqipëria dhe Kosova, unë, miqësisht, të kërkoj dekretimin sa më të shpejtë të kryediplomatit më të merituar të Shqipërisë.

Ilir! Dëgjoje mirë çka po të thotë Batoni: Po gabon shumë dhe mos shko ma tutjeshëm në këtë gabim historik!”.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 11/01/2019 14:31

    Baton Haxhiu u pasurua mbi kurrizin e popullit te vuajtur te Kosoves per liri dhe demokraci duke bashkepunuar me shkije.Eshte njeri me i poshter,tradhtare,bashkepunetore i shkijeve! Nuk e meriton te quhet njeri. Baton Haxhiu e bleu me miliona Euro lirine pas Luftes se Kosoves per ta lene te qete perndryshe do duhej te akuzohej per tradhti Kombtare.

    Përgjigju
  • Komentuesi: 11/01/2019 11:08

    Perse ky "kosovar i shkelqyer" sic thote Z. Baton Haxhiu, nuk eshte perfshire ne jeten politike te Kosoves?

    Përgjigju
  • Shqipe: 11/01/2019 00:55

    Hahahah je i madh Baton...po te lexosh komentet qe jan bere ktu jane 100% Lri / Lsi/ Pd / Frpd ....kta kulishat e partive jane gati te sakrifikojn nene e babe vetem per kryetaret e tyre

    Përgjigju
  • Erdiland Vladi: 10/01/2019 20:18

    O Baton legeni, meqe na flet si koke e madhe, I mire I keq Z. Ilir Meta eshte Presidenti Shqiperise, sa per kulture gje te cilen ti se njeh se e ngaterron sipas pageses, ti je 1 cope muti qe i drejtohesh presidentit ne ate menyre ( nuk e kam votuar as e votoj kurre Meten)

    Përgjigju
  • Hdjdj: 10/01/2019 18:01

    Baton Haxhiut nje cop idioti si shume idiote e debila nha kosova qe vegjetojne si legena rrugeve te Tiranes. Po ik o byt..ir muti ik ne kosove e bej der der. Na cat trapin idiota kosove. Te jem ne vend te Metes te qeroj nga shqiperia legen muti.

    Përgjigju
  • Rruqja: 10/01/2019 17:47

    Ja doli dhe nje ushqim i hedhur per ta gelltitur ne Shqiptaret .Kte lloj ushqimi e kane hedhur Turqit para 500 vjetesh dhe akoma po vazhdojm sot e kesaj dite ta hajm ne Shqiptaret .kush e kush te dali me i zgjuar se tjetri .nder 5 shqiptar 4 jane kapo njeri asht truthar .Shikoji keta tek analistet qe qmenden dynjan me llafe neper studja sa analisti i njohur LUBONJA E LA BURRIN E BOTES DY VJET NE PEME PER TE MBROJTUR PEMEN NGA PRERJA DHE VARJANT JA PARAQISTE PROTESTUESVE ..

    Përgjigju
  • Ermiri: 10/01/2019 17:46

    Baton, se me vjen turp t t permend dhe emrin, ju ka ikur truri fare, jeni ne ekstaze apo si ??? Kush je ti mor miush qe ben letra, qe flet si sulltan apo si dijetar. Ti je nje megalloman, nje hic por fajin e ka tjeter kush. E ka ky turpesira qe ne kemi kryeminister. Ky qr eshte cekulibruar fare qe ka humbur cdo sens cdo mase. Ky me keto propozime ministrash spo ben gje tjeter vec po tenton ore e cast ti japi shkelmin e fundit vendit per gremini. Turp i madh o miq shume skandal i madh. Po e vleresoj diku Meten edhe pse e di qe atij nuk i dhemb me shume vatani sesa partia pushteti e paraja. Gjithesesi e pershendes vendimin e sotem!

    Përgjigju
  • analist leshi: 10/01/2019 17:21

    ketu flasim per ate cfare thot kushtetuta dhe cfare kopetenca ka likja nga kjo kushtetut?apo flasim si delegat te lesht e dhis?se si shume injoranc po degjojm dhe lexojm.ai qe ju gjoja patriot e lesht e dhis ka pashaport apo jo shqipetare/.?ka apo nuk ka diplloma te njohura ne borte?apo mos i doni diplloma te dhena nga tribuna dhe nga universitete pd dhe lesht e dhis.me tere mend bewsoni se duke shkruar keto lloj lloj mbrockullash ju hiqeni si te zgjuar?ka apo nuk ka te drejte kushtetuese ky tipi qe na hiqet si president?ka poa nuk ka?se na keni care acarin na e keni bere 14 copa

    Përgjigju
  • ardi: 10/01/2019 17:02

    Ilir Meta, me pelqen ose jo, eshte President i vendit tim. Ne respekt te statusit qe gezon, cdo individ qe i shkruan perfshire monika duhet ti drejtohet sipas protokollit shteteror me termin, shkelqesi president ose zoti president. kush eshte ky pacavure batman a baton qe i flet ne kete menyre, kush eshte ky qe i imponon vendimin. jam shume i habitur se si ne shqiperi funksionojne gjerat, xhe si disa individeve ju hypin mend't mbi kry

    Përgjigju
  • Gjok Buna: 10/01/2019 16:43

    Po kush je ti mor Baton Haxhija qe presionon ne nje menyre rrugaci presidentit repuplikes se Shqiperise. Ne qofti i mrekullushem ai ministri jot i jashtmi joni, pse se eshte se qeverisjes se kosoves. Perpelitjet e tua te castit jan vertet mjerane. Apo juve te klanit tuaj te dyshimt jane prishur planet kjo duket qartazi. Presidenti i repulikes se Shqiperise duhet ta liroj menjehere detyren e vet, nese behet pjese presjonit tend. Mjere kosova dhe Shqiperia qe kane analist pseudo. Ben mire kontributin ta japesh edhe ne vendin ame tendit, po pa ultimatume me konsensus. Po si duket mllefin per te firmosur min jashtem te ka zbeh llogjiken. E para nuk mundesh ti apo asnje tjeter ti drejtohesh nje presidenti me emrin kofidenvial. Kjo perben nje perbuzje dhe percmim te pazicionit te Presidentit. Kete zell mund ta kishi treguar te dermalacion kufitar te repuplikes se kosoves me faljen e kufirit Malit te zi. Leri instuticione tona te bejn detyren. Mbase kushtrimi i te pareve po te ndjek si makaber. Mjaft dhe vetem mjaft. Ngushellime per deshtimin e ministrit te jashtem. Ministria e jashtme nuk asht institucion parashkollor i nderuar

    Përgjigju
  • Liku: 10/01/2019 16:36

    Gaaaaaaabim historik????? Çfare ke pi Baton? Gabim historik qe nuk po dekreton nje kosovare per te bere politiken e shtetit Shqiptar???? Gabim historik po ben Rama duke ulur inteligjencen e intelektualitetin e shqiptareve te Shqiperise. Baton merre dhe lobo me te ne Kosove qe te jete atje minister. Dhe te loboje ai me ty per rishikimin e kufinjve qe Kosova i fitoj me gjak.

    Përgjigju
    • keshtjella: 10/01/2019 19:42

      Baton Haxhiu eshte plehu kundermues i Kosoves dhe i gjithe KOMBIT,eshte nje serbofil i kalitur ,qe per shef ka kriminelet ne Beograd,eshte nje tradhetare qe nate dhe dite punon ne dem te interesave te Kosoves dhe te shqiptareve ne pergjithesi,eshte dore e zgjatur e UDB-es qe nga shume dekada...! Baton Haxhiu eshte njeriu me i urryer qe Kosova ka. A ka ceshtje kendej e andej tokave Shqiptare qe Baton s'i fut turinjnte prej derri qe ka..! Ne rastin e mosdekretimit te Gent Cakaj ne detyren e ministrit te jashtem, nje Big Thenks mrs President Ilir Meta,te lumte ! Edhe po te ishte ky far Genti nje kaliber si Hollbruk, eshte dashte te mos dekretohet, m'u per hir qe ky klysh serbofili baton Haxhiu i'a imponon..! Jam vete nga Kosova,por pyes:athua nuk ka Shqiperia djem e vajza te ditura dhe profesioniste qe te emerohen ne kete post aq te rendesishem sic eshte ministria e jashtme..! Mjere Shqiperia e Kosova....mjere Shqiptaria ,se ne cfare plehrash kane ra... Pershendetje te gjithe komentuesve ......

  • Hinglateri: 10/01/2019 16:35

    Duhet me shku me bllok or tej

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Breaking News': Zbuloni Shqipërinë për një përvojë unike

'Breaking News': Zbuloni Shqipërinë për një përvojë unike