BB: Ecuria e ekonomisë pozitive
mos ndikohet nga zgjedhjet 2017

BB: Ecuria e ekonomisë pozitive<br />mos ndikohet nga zgjedhjet 2017
Ekonomia shqiptare gjendet në një trajektore pozitive, me tregues inkurajues, por që mund të ndikohet nga klima politike veçanërisht gjatë vitit të ardhshëm zgjedhor.
 
Në një intervistë ekskluzive për Report TV, Kreu i Bankës Botërore për Shqipërinë, Tahseen Sayed, komenton ecurinë e ekonomisë së vendit, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimësisë së reformave veçanërisht kur vjen fjala te klima e të bërit biznes.
 
'Është normale që zgjedhjet e përgjithshme të kenë efekt negativ në ekonomi në raste të caktuara. Këto efekte mund të shfaqen në formën e ngadalësimit të reformave, apo të projekteve.
 
Por vërejmë se ecuria e deritanishme e reformave ka qenë domethënëse, dhe e mjaftueshme për të siguruar vazhdimësinë e tyre edhe pas përfundimit të zgjedhjeve dhe përcaktimit të qeverisë së re
'.
 
Sayed thotë se ekonomia shqiptare është mjaft e ekspozuar ndaj zhvillimeve negative të ekonomive rajonale, në listën e të cilave është shtuar tashmë Turqia, për shkak të trazirave politike që kanë ndodhur aty së fundmi.
 
'Si ekonomi e vogël, ekonomia shqiptare është shumë e varur nga ekonomitë me të cilat ka raporte të ngushta tregtare. Dhe Turqia është një prej partnerëve më të afërt tregtarë të Shqipërisë.
 
Vlerësojmë se një klimë ekonomike pozitive në Turqi transmeton efekte pozitive në Ekonominë shqiptare, ashtu siç do të ndodhte e kundërta. Behet fjalë për një marrëdhënie të dyanshme ekonomike.
 
Një prej sektorëve më problematikë për Shqipërinë mbetet ai i rrugëve
'.

Sayed thotë se aktualisht Banka Botërore ka nisur në Shqipëri implementimin e një programi, me vlerë totale prej 80 milionë dollarësh, për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e 130 mijë kilometrash rrugë ekzistente.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”