BBC: Bunk’Art1 kapsula e betonit komunist, pse duhet vizituar, risitë në muajt në vazhdim

Pas mediave prestigjioze si CNN, Al Jazera, The Guardian etj, rrjeti televiziv prestigjioz anglez, BBC, i ka kushtuar një reportazh të gjatë ish Bunkerit Antiatomik në Tiranë, sot një prej atraksioneve turistike në Shqipëri pas shndërrimit në BunkArt1.

Ky reportazh i BBC, ku në fokus është Bunkart1, të cilin që nga hapja e kanë vizituar mbi 250.000 persona, është një promovim i fortë i asaj çfarë ofron Shqipëria për turistët Britanikë.

'Bunkeri nuklear në Korenë e Veriut të Europës'. Ky është titulli i reportazhit, ku trajtohet me detaje historia e Shqipërisë komuniste, vendi më i izoluar në botë.

“Të frikësuar nga një pushtim i mundshëm, regjimi ndërtoi këtë bunker që ishte një sekret i plotë, ndërsa sot është kthyer në një atraksion për turistët”, thotë BBC.

Gazetarët britanikë sjellin për audiencën e BBC me detaje historinë e këtij bunkeri i ndërtuar posaçërisht për elitën e kohës komuniste. Në reportazh theksohet se ky bunker i njohur me kodin sekret “objekti 0774” për herë të fundit u përdor nga ushtria shqiptare në vitin 1999 dhe më pas u la në harresë.

Ishte vite 2014 thotë BBC koha, kur falë gazetarit Carlo Bollino kjo vepër gjigante një relike e regjimit komunist u rihap për t’u kthyer në qendër të vëmendjes, duke treguar izolimin e tmerrshëm të Shqipërisë.

Reportazhi tregon punën e madhe që është bërë për ta kthyer këtë bunker, jo thjesht në një muze nga ku njerëzit hynë e dalin thjesht duke parë këtë qytet të nëndheshëm prej betoni.

Bollino, thotë BBC, është munduar jo vetëm të ndërtojë një muze për të treguar folenë e errët të regjimit komunist, por edhe të bëjë diçka tjetër ndryshe.

Disa prej dhomave të kësaj kapsule gjigante betoni përdoren për instilacione, ku në secilën prej tyre tregohen aspekte të ndryshme të vendit komunist. BBC vlerëson idetë e Bollinos për ta kthyer sallën, ku supozohej të mblidheshin mbledhjet e parlamenti komunist në arenë koncertesh rroku dhe Jazi përfshi teatër.

“E gjitha kjo një ironi pasi të dyja këto forma të muzikës si Rroku dhe Jazzi ishin të ndaluara nga Enver Hoxha”, thekson BBC.

Disa koncerte tashmë janë planifikuar, të cilat e kanë kthyer Bunkart1 një atraksion popullor për turistët që vinë në Shqipëri. Por BBC, duke cituar Carlo Bollinon, tregon se ai ka plane të tjera.

“Projekti im i radhës lidhet me një prej korridoreve jugor të Bunkart1, në të cilën unë dua të ketë një foto-ekspozitë me pamje nga jeta e përditshme gjatë regjimit komunist. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për tu treguar vizitorëve, pjesën tjetër të së kaluarës shqiptare, e cila po zbehet”.

Planet e Bollinos, thotë BBC, nuk kanë të mbaruar.

Në shtator, thotë Bollino, ai edhe stafi Bunkart1, do të mundohen të ndërtojnë një teatër eksperimental, unike ku brenda Bunk'Art1 do të vihen karaktere nga e shkuara, të cilët vizitorët mund t’i takojnë pse jo të ndërthurin së bashku aktrimin.

Në fund të reportazhit BBC thotë se “ajo çfarë ofron Bunkar1 deri më tani dhe planet e ardhshme të Bollinos, janë kthyer në një arsye të fortë për ta vizituar atë gjë e cila ka tërhequr turistë nga Anglia, Amerika madje edhe nga Zelanda e Re e largët.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës