Bunkerët lenë ende pa fjalë të huajt: BBC reportazh të gjatë

Bunkerët lenë ende pa fjalë të huajt: BBC reportazh të gjatë

Foto e publikuar nga "BBC"/ Bunker i krijuar gjatë periudhës të Luftës së Ftohtë

"BBC" shkruan për gjurmët e lëna pas të Shqipërisë Komuniste e për këtë, gazetari i saj ka udhëtuar në Orikum, aty ku sipas tij gjendet një gërmadhë në rrëzë të strukturave të shkatërruara të vendit që daton para një gjysmë shekulli. Ai shpjegon për lexuesit e huaj se pavarësisht se bëhet fjalë për një kazermë detare që ka shërbyer për bazën detare pranë Pashë Limanit, nuk është arsyeja kryesore e ardhjes së tij në Shqipëri. 

"Midis rrënojave të kazermave detare dhe rrugës janë një grusht bunkerësh. Ata janë të ngjeshur dhe gri, të gjatë e gjerë mjaftueshëm sa për të mbajtur brenda tyre njerëz. Muret janë kurorëzuar me një kupolë të rrumbullakët. Ata kanë qenë këtu që nga vitet 1970, kur Shqipëria ishte një nga vendet më të izoluara në Tokë. Bunkerët ishin ideja e Enver Hoxhës, një partizan i dikurshëm që vendosi Shqipërinë e pasluftës për 40 vjet nën një regjim brutal dhe surreal. Të bindur se të gjithë nga Jugosllavia fqinje në Greqi, Nato dhe madje edhe ish-aleatët e tij në Bashkimin Sovjetik donin të pushtonin vendin e tij, Hoxha filloi një program ndërtimi bunker me përmasa titanike", shkruan më tutje media britanike. 

"BBC" thekson në shkrimin e saj se ndonëse kanë kaluar shumë vjet që nga koha e ndërtimit të këtyre bunkerëve, këto të fundit gjenden ende të pranishëm në Shqipëri. "Sot, ata vazhdojnë të gjenden nëpër fshatra e lugina malore, duke ruajtur në heshtje kryqëzimet dhe autostradat, të rreshtuara si statuja të papastra në plazhet e shkreta. Trashëgimia e tyre shkon përtej fizikut; secili prej tyre mendohet të ketë kushtuar ekuivalentin e një apartamenti me dy dhoma gjumi, dhe ndërtimi i tyre pa dyshim që e ndihmoi Enver Hoxhën ta shndërrojë Shqipërinë në një nga vendet më të varfëra në Europë. E megjithatë, duhet thënë se kjo trashëgimi ka mbetur edhe sot."

Kjo media përshkruan paralelisht edhe figurën politike të Enver Hoxhës, për të sjellë kështu për lexuesin e huaj kontekstin historik të Shqipërisë. "Hoxha kishte një qëndrim të caktuar për gjendjen e gatishmërisë, që të gjithë shqiptarët duhet të jenë gati ose "gjithmonë të gatshëm". Kjo gjendje mendore ka ardhur pjesërisht nga përvojat e tij në Luftën e Dytë Botërore", shkruan "BBC", duke shtuar se për partizanët bunkerët do të shndërroheshin në strehëza, ku njësi të vogla do të kryenin sulme ndaj ushtrive italiane ose gjermane në tokë më të ulët. 

"BBC" paraqet në reportazh edhe llojet e bunkerëve, duke cilësuar se më të shumtat ishin QZ (qendra zjarri ose pozicionime qitjeje). "Projektuar për të mbajtur vetëm një ose dy njerëz, ata ishin të ndërtuar nga betoni dhe ishin më shumë se 8 metra larg", përshkruan më tej ajo. Nuk lihet pa përmendur për lexuesin e huaj edhe projektuesi i tyre, Josif Zagali, i cili ka pohuar për të se ishte i detyruar për t'i ndërtuar bunkerët pasi nuk kishte zgjidhje tjetër.

Duke iu bashkangjitur rrëfimit të Zagalit, gazetari i BBC sjell në reportazh edhe përshtypjet e një fotografi gjerrman, David Galjaard, i cili ka udhëtuar shpesh herë në Shqipëri për të fotografuar pikërisht bunkerët. 

"Para se të arrija në Shqipëri për herë të parë, imagjinova një vend që ishte plot me plagë. Më vjen keq për shqiptarët,se ata kishin këtë kujtesë të vazhdueshme të periudhës së ashpër komuniste. Por kur arrita dhe pyeta për to, njerëzit u shtrënguan. Ata shpesh nuk kishin probleme me të, përveç rasteve kur bunkerët, për shembull, hynin në rrugën kur lëronin fushat e tyre. Prandaj i përdor për një metaforë vizuale, për të mos treguar vetëm një histori për bunkerët, por për vetë vendin", citohet David Galjaard. 

I shoqëruar nga Erjon Caushi, udhërrëfyesi i tij në këtë udhëtim historik e kulturor, gazetari Stephen Dowling e mbyll shkrimin duke theksuar se bunkerët janë dëshmia ekzistuese e paranojës së diktatorit Enver Hoxha për të ruajtur me cdo kusht pushtetin e tij. 

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet