BE/ 1.62 milionë euro për turizmin e aventurës, përfiton dhe Shqipëria, grante për zhvillimin e turizmit

 BE/ 1.62 milionë euro për turizmin e aventurës, përfiton dhe Shqipëria, grante për zhvillimin e turizmit

Foto ilustruese

Sekretariati i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (KBR) nisi sot skemën e granteve prej 1.62 milionë eurosh që do të përdoret për të përmirësuar infrastrukturën dhe cilësinë e shërbimeve përgjatë rrugëve rajonale të turizmit kulturor dhe aventurës. Skema do të përfshijë 30 + grante, me vlerë deri në 54,000 euro secila, dhe do të zbatohet gjatë një periudhe trevjeçare.

"Me këtë skemë granti, KBR do të mundësojë që të dy sektorët publikë dhe privatë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të zbatojnë ndërhyrjet e nevojshme në vendet e turizmit dhe të bëjnë pikat kulturore dhe natyrore më tërheqëse për vizitorët ndërkombëtarë dhe rajonalë. Me fjalë të tjera, ne do të ndihmojmë ndërtimin e një oferte më të mirë dhe të përbashkët turistike rajonale që do të tërheqë më shumë turistë në rajon, do të zgjasë qëndrimin e tyre dhe do të rrisë të ardhurat dhe numrin e vendeve të punës në industri ", tha Goran Svilanović, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal .

Skema e granteve është një pjesë integrale e financuar nga Bashkimi Evropian dhe KBR realizoi projektin e zhvillimit dhe promovimit të turizmit me vlerë 5 milionë euro. 

Thirrjet publike për propozim do të jenë të hapura për personat juridikë, duke përfshirë organizatat joqeveritare dhe jofitimprurëse, shoqatat, fondacionet dhe autoritetet lokale që do të jenë drejtpërdrejt përgjegjëse për përgatitjen, menaxhimin dhe zbatimin e granteve.

Thirrja e parë për propozim e bërë publike sot do të jetë posaçërisht e hapur për organizatat lokale dhe rajonale të zhvillimit të turizmit, grupet e turizmit, organizatat arsimore dhe trajnuese të angazhuara aktivisht në zhvillimin e turizmit, si dhe parqet kombëtare dhe natyrore. Afati i fundit për aplikim është 16 gusht 2018.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite