BE dhe BERZH, 100 mln € për turizmin në Shqipëri

BE dhe BERZH, 100 mln € për turizmin në Shqipëri

Alain Pilloux

Gjatë mbledhjes së radhës së Këshillit të Investimeve të hënën, ku u diskutua mbi kuadrin ligjor për investimet, zëvendëspresidenti i BERZH Alain Pilloux theksoi se ky institucion do që të shikojë fakte se si realizohen punët dhe paralelisht do të mbështesë rritjen e sektorit privat në Shqipëri. Zëvendëspresidenti i BERZH-it deklaroi në Tiranë se nga ky fond do të përfitojnë edhe bizneset e vogla të turizmit.

Ne po përgatisim me qeverinë dhe Bashkimin Europian një program inovativ, i cili do të kombinojë paratë e BERZH dhe BE-së. Do të jetë një program i madh, rreth 100 milionë euro, për të ndërtuar rrugët lokale dhe ujësjellësat në zonat turistike. Por, programi parashikon gjithashtu financime edhe për bizneset e vogla të turizmit, si dhe financon mbrojtjen dhe reastaurimin e trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrore

Alain Pilloux, zv.president i BERZH-it

Programi do të jetë një financim i përzierë, ku gjysma e parave janë kredi të buta për qeverinë, ndërsa gjysma tjetër grante, pra parà falas.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, autor i katër vjedhjeve në banesa, arrestohet 47-vjeçari (EMRI)

Lezhë, autor i katër vjedhjeve në banesa, arrestohet 47-vjeçari (EMRI)