BE fton 15 000 të rinj të udhëtojnë falas këtë verë në Europë
Bashkimi Europian do t’u mundësojë 15 000 të rinjve të moshës 18-vjeçare të udhëtojnë falas nëpër Europë këtë verë, në kuadër të një programi të quajtur “DiscoverEU”, njoftoi sot Komisioni Europian.
Bashkimi Europian do t’u mundësojë 15 000 të rinjve të moshës 18-vjeçare të udhëtojnë falas nëpër Europë këtë verë, në kuadër të një programi të quajtur “DiscoverEU”, njoftoi sot Komisioni Europian.
Iniciativa erdhi pas një propozimi të Parlamentit Europian me një buxhet prej 12 milionë eurosh në vitin 2018 për të financuar biletat e transportit. Programi do të hapet në qershor për aplikantët e moshës 18 vjeç dhe më 1 korrik nëpërmjet një faqeje në internet ”Portali europian i rinisë”.
Programi synon t’u ofrojë 15 000 të rinjve mundësinë për të udhëtuar nëpër Europë këtë verë për të zbuluar trashëgiminë e pasur kulturore të kontinentit, krijuar kontakte me persona të tjerë, për të mësuar rreth kulturave të tjera si dhe për të zbuluar atë që e bashkon Europën, njoftoi Komisioni Evopian në një deklaratë.
Kandidatët e përzgjedhur duhet të ndjekin një itinerar të paracaktuar, me tren, me autobus madje edhe me traget, ose avion në disa raste. Udhëtimi i tyre do të zgjasë deri në 30 ditë dhe do të përfshijë nga një deri në katër destinacione të huaja.
Juria ka përgjegjësinë për përzgjedhjen përfundimtare të 15 000 përfituesve të parë, ndërsa një valë e dytë e aplikimeve mund të hapet në gjashtëmujorin e dytë të vitit, nëse do të mbeten burime financiare.
Më shumë detaje rreth kësaj iniciative do të publikohen në mes të muajit maj në ”Portalin europian të rinisë”./ATA
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68%
-
Jo
27.2%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 2417
Lajme të tjera
-
Europa dyfishon blerjen e armëve, shtetet që kanë shitur më shumë SHBA-ja dhe Franca
11 Mars, 15:32
-
Programi i Ndërkombëtarizimit, Rama: Mbështetëm universitetin 'Aleksandër Moisiu' për ngritjen e Laboratorit të Studimeve Europiane
25 Janar, 19:43
-
OBSH: 1.4 milionë jetë të shpëtuara në Evropë nga vaksinat kundër COVID-19
20 Janar, 20:14
-
A është Evropa gati për kthimin e mundshëm të ish-presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë
20 Janar, 17:11
-
Droga e të varfërve/ Çfarë është kaptagon dhe nga vjen? Rrezikon përhapjen edhe në Evropë
26 Dhjetor 2023, 15:26
-
Stuhia ‘Ciaran’ ‘nënshtron’ Europën, shënohen 7 viktima, vendet europiane mbyllin shkollat
2 Nëntor 2023, 19:53
-
Rreth 16.500 shqiptarë kërkuan azil në Europë dhe Britani 6 muajt e parë të vitit 2023
6 Shtator 2023, 16:48
-
Romano Prodi sulmon Francën: S’e kam kuptuar kurrë pse bllokonte negociatat me Shqipërinë
27 Gusht 2023, 13:50
-
Europa pushtohet nga i nxehti, priten temperatura ekstreme! Vala do prekë edhe Ballkanin! Termometri pritet të arrijë 48 gradë celsius në Sardenjë
16 Korrik 2023, 07:38
-
Europa e rrezikuar nga kalimi i kokainës me nëndetëse, trafikantët e drogës e përdorin këtë metodë prej 20 vitesh
21 Prill 2023, 15:22
-
Kompjuteri kuantik, shkencëtarët tentojnë të kopjojnë 'dorën e Zotit'
20 Dhjetor 2022, 16:51
-
“Art Colony '22", 30 punime të artit ekspresionist! Kolonia e piktorëve të Ballkanit e Europës zbret në Pogradec
9 Shtator 2022, 16:16