TIRANE-Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nga panairi i Librit kritikoi qëndrimin e Brukselit, që bëri thirrje dje përmes Mogerinit dhe Hahn-it për rikthimin e opozitës në Kuvend.
Dua të them që deklaratat e Brukselit për stabilitet, ne nuk jemi për stabilitetin e Ramës, por të institucioneve. Brukseli ka gabuar shumë me strategjinë që ka ndjekur ndaj Shqipërisë. Kemi një vend që dëshiron që të jetë pjesë e BE. Nuk e ka bojkotuar opozita parlamentin, por rilindja që e ktheu në shërbim të bandave.
Monika Kryemadhi
Kryetarja e LSI nuk pranoi që të komentonte debatin për dekretin e Lleshit, ndërsa akuzoi Ramën.
LSI nuk është institucion vettingu, shkoni pyesni në Presidencë për Sandër Lleshin. Institucioni i Ministrisë së Brendshme është i kapur dhe cdo lëvizje që bën e bën për ta kontrolluar, pasi ka frikë nga faktet për lidhjen e tij me drogën.
Monika Kryemadhi
Në fund, Kryemadhi foli për aksionin opozitar.
Lëvizjet e opozitës në të ardhmen do të konsultohen me qytetarët, do të jetë populli që do të drejtojë opozitën.
Monika Kryemadhi
Bashkimi Europian kërkoi dje rikthimin e opozitës në parlament si dhe forcimin e dialogut politik si dy elementë të nevojshëm për reformat që ndihmojnë Shqipërinë për në rrugën drejt BE. Kjo kërkesë për opozitën u adresua nga Përfaqësuesja për Politikë të Jashtme në BE Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim Johanes Hahn. Gjithashtu Federica Mogherini vlerësoi progresin e Shqipërisë dhe kërkoi vijimin e reformave.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.2%
-
Jo
72.2%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 3142
Lajme të tjera
-
Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit
20 Prill, 12:50
-
‘Ministra të Pushkatuar!’ Rama: Drejtësia s'është më pushkë politike! Tregon motivin pse do një mandat të katërt qeverisës
20 Prill, 09:06
-
Adriatik Doçi: Meta-Kryemadhi thirrje Ramës për koalicion (Ngjala 2) nga goja e SPAK-ut
20 Prill, 08:32
-
'Nuk jam krenar!' Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike për ironinë me emrin e tij
20 Prill, 08:19
-
Kryemadhi përballet me Metën: Jo koka të prera e përjashtime! Kreu i PL-së gjen 'armikun': Ose unë, ose Mona! Partia, jo biznes familjar
19 Prill, 18:32
-
Përplasjet në PL, Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë! Hiq dorë nga bullizimi dhe presionet
19 Prill, 16:56
-
Durrës/ Brenda vitit hapet parkimi me energji të vetëprodhuar nga dielli, 400 vende! Godina do ketë zyra e hapësira për evente
19 Prill, 13:14
-
Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve
19 Prill, 10:51
-
Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën
19 Prill, 09:21
-
Përplasjet me Metën, Kryemadhi: Nisi për atë paçavuren e kallëzimit për përgjimet! E gënjejnë një grup njerëzish që nga rrogëtar në presidencë, bëhen me rrogë në PL
18 Prill, 21:25
-
Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Kryemadhi: Dakord me çdo fjalë, por jo si i tha! SPAK vegël e Ramës
18 Prill, 16:55
-
Një vend dedikuar artit dhe kreativitetit, hapet Qendra e Artit, Kulturës dhe Inovacionit në Korçë
18 Prill, 15:29
Vetem kokemadhi ka gjithnje te drejte!
PërgjigjuO ZOT CKRIJES QE MBAN TITULLIN ME TE LART DEPUTETE E POPULLIT ASHT NGA ATA FYTYRA QE E BEN DOBICIN DHE TA LEN NE PREHER .DEL KUNDRA B.E. A THUA SE B.E. NUK DIN ADGJE DHE NUK KA PERFAQESUESIT E VET NE SHQIPERI .POR CDO GJE QE BEN MONIKA ME PARTIN E SAJ E BAN PER MBROJT FAMILJEN E VET NGA ZULLUMET QE KA BERE .MJER ATDHEU PER KTE OPOZITE TE CORODITUR .
PërgjigjuBrukseli gaboi thote nje idiote,dhe do e ndreqe kjo funderrine Shqiperine
Përgjigju