BE kërkon kompensim nga SHBA për tarifat amerikane në çelik dhe alumin

BE kërkon kompensim nga SHBA për tarifat amerikane në çelik dhe alumin

Bashkimi Evropian është duke kërkuar kompensim nga Shtetet e Bashkuara për tarifat amerikane në çelik dhe alumin, pavarësisht deklaratave të Uashingtonit se BE-ja nuk është subjekt i rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë.

Bashkimi Evropian ka thënë se nuk e pranon justifikimin e “sigurisë kombëtare” në vënien e këtyre tarifave nga SHBA-ja, duke thënë se tarifat janë vënë vetëm për të mbrojtur industrinë amerikane.

“Pavarësisht arsyetimit të SHBA-së se këto masa janë vënë si masa për siguri kombëtare, ato në parim janë hapa për të siguruar industrinë”, është thënë në një deklaratë të BE-së.

Tarifa të tilla mund të vendosen në importet e produkteve të caktuara nëse industria e një shteti është në rrezik apo dëmtohet rëndë nga importet.

Në rastin e SHBA-së, kritikët e Trumpit kanë thënë se nuk ekziston një kërcënim i tillë.

Vendet e bllokut kanë thënë se dëshirojnë të konsultohen me SHBA-në sa më shpejt që është e mundur.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar muajin e kaluar për tarifat e reja për çelik dhe alumin.

Ky vendim ka nxitur deklarata nga Kina e cila ka thënë se do të hakmerret duke vendosur shtesa në importet amerikane në vlerë të 3 miliardë dollarëve, për produktet si, pemët, verërat dhe disa mallra tjerë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, ‘shpërthen’ Braçe: Këta horra që mendojnë se kanë imunitet nga Greqia të ndëshkohen me ligj! Cenuan shtetin dhe zyrtarët shqiptare

VIDEO/ Mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, ‘shpërthen’ Braçe: Këta horra që mendojnë se kanë imunitet nga Greqia të ndëshkohen me ligj! Cenuan shtetin dhe zyrtarët shqiptare