Bebe Rexha sjell këngë me Ne-Yo/VIDEO

Bebe Rexha sjell këngë me Ne-Yo/VIDEO

Bebe Rexha

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar. Ajo po vazhdon të mbajë koncerte dhe po shfaq perfomanca mbresëlënëse anembanë botës. Krahas kësaj, këngëtarja po vazhdon të sjell edhe projekte të tjera muzikore në tregun e huaj.

Këngëtarja ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me Ne-Yo dhe Stefflon Donin.“Push Back”, titullohet kënga e re, e cila është shoqëruar me një video që shfaqen fjalët e tekstit.

“Më pëlqen kur një grua di si të lëvizë. Më pëlqen kur një grua është e pavarur, ka zemër dhe mendje. Është rahat me trupin e saj. Dhe, kur të lëshohet muzika ajo është e gatshme për lëvizje. Ajo u tregon sa me vetëbesim dhe rahat është. “Push Back”, flet për këto gra”, ka thënë Ne-Yo.
Kënga, gjithashtu pritet të futet në albumin e radhës që quhet “Good Man”, dhe pritet të lansohet më 8 qershor 2018.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale