Befason Kombëtarja, mund 1:0 Uellsin në 'Elbasan Arena', merr frymë lirisht Panucci (GOLI)

Befason Kombëtarja, mund 1:0 Uellsin në 'Elbasan Arena', merr frymë lirisht Panucci (GOLI)

Momente nga ndeshja Shqipëri-Uells

ELBASAN - Shqipëria ka fituar minimalisht 1:0 miqësoren kundër Uellsit të Rayan Giggs në "Elbasan Arena". Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, por me nisjen e të dytës kuqezinjtë kalojnë në avantazh, në minutën e 58 të takimit. 

Autor i golit ishte sulmuesi Bekim Balaj i cili nuk gaboi nga 11 metërshi i fituar nga Taulant Xhaka, pas një ndërhyrje të parregullt nga mbrojtësi ishullor. Arbitri maqedonas nuk heziton dhe tregon pikën e bardhë të penalltisë. Balaj, titullar për 90 minuta në këtë takim, merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe mposht portierin mik. Rezultati nuk ndryshon deri në fishkëllimën e fundit të arbitrit.

Giggs përgjigjet me menjëherë duke futur ne fushën e lojës dy prej lojtarëve më të mirë, Gareth Bale i Real Madrid dhe Aaron Ramsey. Bale i afrohet golit në fundin e takimit, por mbrojtja kuqezi tregohet në lartësinë e duhur, duke i mohuar barazimin uellsianëve.

Kjo ishte ndeshja e fundit e Shqipërisë për këtë vit kalendarik dhe vjen 3 ditë pas humbjes turpëruese kundër Skocisë 0:4 në "Loro Boriçi" e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku kuqezinjtë u renditën të fundit me vetëm tre pikë në 4 ndeshje të luajtura.

Pas kësaj fitoreje Christian Panucci merr frymë lirisht, pasi pozitat e tij ishin lëkundur ndjeshëm. Nuk dihet ende fati i italianit, por paraqitja e sotme në "Elbasan Arena" është një sinjal pozitiv për kthesën e kombëtares dhe ndoshta edhe vazhdimësinë e trajnerit. Pas ndeshjes në "Elbasan Arena", Pannuci u shpreh se kishte biseduar me presidentin e FSHF, Armand Duka, por pa dhënë detaje. Fitoren kundër Uellsit, Panucci e cilësoi si kthesë për ekipin, pas humbjes dramatike kundër Skocisë tre ditë më parë. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robshi: 20/11/2018 22:34

    Bravo tani jepini edhe 1 shans panuccit te na nxjerre te fundit edhe ne kualifikiese...x me katarin na shkepi kosova na rrafi luksenburgu na shkepi ukraina dhe thane ti japim edhe 1 shans se ishin miqesore...tani uroj mos te genjehen perseri panucci nuk i jep asgje kesaj kombetareje vetem i heq edhe ate pak cilesi qe ka...bast i humbur jepini eurot e niseni nga erdhi...per mua tani na duhet nje spanjoll ti jape pak shpejtesi lojes

    Përgjigju
  • Vlorë: 20/11/2018 22:15

    Bravo kombëtarja tani u kualifikuat...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Universiteti Bujqësor i Tiranës lidh marrëveshje me BOKU-n e Vjenës/ Dekani: Ja çfarë do të përfitojnë studentët tanë dhe arsimi i lartë

Universiteti Bujqësor i Tiranës lidh marrëveshje me BOKU-n e Vjenës/ Dekani: Ja çfarë do të përfitojnë studentët tanë dhe arsimi i lartë