Behari merr drejtimin e Flamurtarit, Ruci-Bifsha, zv.trajnerë

Behari merr drejtimin e Flamurtarit, Ruci-Bifsha, zv.trajnerë

Ardi Behari

Flamurtari ka gjetur trajnerin e ri, të paktën deri në përfundim të kampionatit. Pas dorëheqjes së Shpëtim Duros, ekipin vlonjat do ta drejtojë Ardi Behari, deri dje në rolin e drejtorit në klubin e Flamurtarit.

Mësohet se ndihmës i Beharit do të jetë legjenda e futbollit shqiptar Vasil Ruci, por edhe një emër tjetër i njohur i trajningut, Petraq Bifsha. Flamurtari u mposht në dy ndeshje radhazi në Vlorë nga Skënderbeu, ku në të fundit u eliminua nga Kupa e Shqipërisë.

Kur mbeten edhe 7 javë nga fundi i kampionatit, Flamurtari ka ende shanse për të marrë pjesë në Europë, pasi është vetëm 4 pikë larg vendit të katërt.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë