POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

“Bëj një artikull për Noizy-n”, burri i Chiara Ferragnit tallet me reperin shqiptar (Video)

Reperi shqiptar Noizy dhe Fedez me të birin, Leone

Chiara Ferragni është një blogere mjaft e njohur në të gjithë botën. Ajo është e martuar me Fedez, dasmë e cila bëri xhiron e rrjetit dhe së bashku kanë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Leone.

Ditën e sotme Fedez ka publikuar një video në rrjetin social Instagram ku shihet teksa kalon momente familjare me Chiara-n dhe Leon e vogël. Ndërkohë dëgjohet teksa i flet të birit mbi ngjarjet më të fundit nga bota e showbizit.

“Zemër dëgjova që Cardi B u nda nga Offset, si do t’ja bëjmë,”- i thotë Fedez të voglit, ndërkohë që Leo vijon të lozë me laptopin. “Merre, vazhdo shkruaj një artikull për Noizyn, ke pikërisht moshën për të shkruan një artikull për Noizyn,”- vijon më tej Fedez duke qeshur.

Ndoshta bashkëshorti i blogeres është nisur nga fakti që shumica e fansave të Noizyt janë minorenë.

fl.mi.
Komento