BE-ja dhe Japonia nënshkruajnë paktin e tregtisë së lirë në Tokio

BE-ja dhe Japonia nënshkruajnë paktin e tregtisë së lirë në Tokio

Donald Tusk, Jean-Claude Juncker dhe Kryeministri japonez, Abe

Bashkimi Evropian dhe Japonia kanë nënshkruar një nga marrëveshjet më të mëdha të tregtisë së lirë në botë ditën e sotme. Marrëveshja e nënshkruar në Tokio nga zyrtarët e lartë të BE-së dhe kryeministri japonez, Shinzo Abe përbën paktin më të madh të negociuar nga Bashkimi Evropian dhe krijon një zonë të lirë që mbulon gati një të tretën e GDP-së botërore.

Jemi duke dërguar mesazh të qartë se ne qëndrojmë të bashkuar kundër proteksionizmit.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk

Ndërsa Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, u shpreh se:

Duke nënshkruar këtë pakt jemi duke krijuar një deklaratë për tregti të lirë e të drejtë dhe jemi duke treguar se jemi më të fuqishëm kur punojnë së bashku.

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker

Kjo marrëveshje është nënshkruar pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të vënë tarifa ndaj aleatëve kyç. Bashkimi Evropian dhe Japonia janë goditur me tarifa të reja, pavarësisht bashkëpunimit afatgjatë me Uashingtonin. Por kryeministri japonez, Abe ka thënë se kjo marrëveshje:

I tregon botës përkushtimin e palëkundur politik të Japonisë dhe BE-së, për të udhëhequr botën në aspektin e tregtisë së lirë, në kohën kur është shpërndarë proteksionizmi.

Kryeministri japonez, Abe

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra