Belgjika mposht Zvicrën e shqiptarëve, Kroaci-Angli mbyllet në barazim

Belgjika mposht Zvicrën e shqiptarëve, Kroaci-Angli mbyllet në barazim

Foto nga ndeshja

Në Nations League sfida më e rëndësishme e ndeshjeve që janë luajtur mbrëmjen e sotme ishte Kroaci-Angli, e cila është mbyllur në barazim pa gola.

Mirëpo miqtë nuk kanë arritur të marrin hakmarrjen e tyre për eliminimin e pësuar në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, por të dy ekipet kanë arritur të marrin pikën e parë në Grupin 4 të Ligës A, që kryesohet nga Spanja me pikë të plota.

Mungesa e tifozëve në stadium, me Kroacinë që vazhdon të shlyejë dënimin për të zhvilluar ndeshjet me dyer të mbyllura pas incidenteve të shkaktuara nga tifozët kroatë në 2015-ën, në një takim të luajtur kundër Italisë, i kanë hequr spektaklin sfidës. Rastet nuk kanë munguar për të dy ekipet, por rezultati ka mbetur i pandryshuar.

Ndërsa një tjetër përballje që ka qenë e rëndësishme e mbrëmjes së sotme ishte ajo që është zhvilluar në Bruksel mes Belgjikës dhe Zvicrës, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës A. Një takim ky që është mbyllur 2-1 për vendasit.

Tek kjo ndeshje heroi i sfidës ka qenë Lukaku, i cili ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 58-të dhe i ka dhuruar fitoren Belgjikës në të 84-ën pasi Gavranovic ka barazuar përkohësisht në të 76-ën. Falë këtij rezultati, “Djajtë e Kuq” kryesojnë grupin me 6 pikë, 3 më shumë se zviceranët dhe gjashtë më shumë se Islanda e vendit të fundit.

Për sa i takon ndeshjeve të tjera të luajtura sot, Arnautvic (71′) i ka dhënë fitoren Austrisë kundër Irlandës së Veriut, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin 3 të Ligës B. Një grup që kryesohet nga Bosnje Hercegovina (6 pikë), që ndiqet nga austriakët (3 pikë) dhe Irlanda e Veriut (0 pikë).

Ndërsa në Grupin 2 të Ligës C, Greqia ka mundur 1-0 Hungarinë në shtëpi falë një goli të Mitroglou (65′) dhe është ngjitur në vendin e dytë me 6 pikë, të ndjekur nga hungarezët me 3 pikë. Vendi i parë mbahet nga Finlanda që ka fituar 1-0 në fushën e Estonisë me një gol të Pukki në minutën e 91-të. Estonezët mbeten në vendin e fundit me zero pikë pas tri ndeshjes.

E në fund, në Grupin 2 të Ligës D, Bjellorusia ka marrë kreun e grupit pasi ka mundur 1-0 Luksemburgun në shtëpi. Ndeshja është vendosur nga një gol i Saroka-s në minutën e 43-të. Në takimin tjetër të këtij grupi, Moldavia ka mundur 2-0 San Marinon dhe ka shkuar në kuotën e 4 pikëve, dy më pak se Luksemburgu i vendit të dytë. Të dy golat e ndeshjes janë shënuar nga Ginsari (31′, 67′).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ermal Meta do të bëhet baba për herë të parë

Ermal Meta do të bëhet baba për herë të parë