Belgjikë/ Arrestohet politikani shqiptar bashkë me “Shpresa.S”, iu gjetën 3 kilogramë heroinë (Foto)

Belgjikë/ Arrestohet politikani shqiptar bashkë me “Shpresa.S”, iu gjetën 3 kilogramë heroinë (Foto)

Rediart Cankja, politikani i arrestuar në Belgjikë i rrethuar me të kuqe në foto

Një politikan shqiptar me banim në Belgjikë është arrestuar nga policia franceze, pasi iu gjetën 3 kilogramë heroinë. 

Rediart Cankja, 41 vjeç, me origjinë shqiptare dhe shtetësi belge, garon për gartinë “CD&V”, partia e dytë më e madhe në Belgjikë. Shqiptari është kandidat për bashkinë e qytetit Antwerp, por siç raportojnë mediat kosovare, Cankja nuk ka munguar edhe në jetën politikë në Kosovë.

Cankja u arrestua mëngjesin e sotëm, bashkë me një grua shqiptare që mësohet se është Shpresa S., e njohur si pjesë e trafikut të drogës në Belgjikë në afërsi të Gjenevës. Droga kishte si destinacion Zvicrën, por ende nuk dihet cili ka qenë roli i Rediart Cankjas në këtë trafik. Kryetari i Partisë për të cilën garon shqiptari, Kris Peeters, përgjegjës për degën e Antwerp, ka thënë se nëse trafiku është i vërtetë, atëherë Cankja do të përjashtohet nga lista.

Në vitin 2017, Cankja ka qenë i zgjedhuri kryesor në degën e Vetëvendosjes në Belgjikë. Në medie kanë nisur tashmë të qarkullojnë fotot e Cankjas me kryetarin e VV-së, Albin Kurti.

Rediart Cankja, politikani i arrestuar në Belgjikë në foto me Albin Kurtin, kryetarin e VV

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Milani ndan rrugët me Piolin, tifozët votojnë për trajnerin e ri! Ish-rivali në stolin kuqezi

Milani ndan rrugët me Piolin, tifozët votojnë për trajnerin e ri! Ish-rivali në stolin kuqezi