Berat, aksidentojnë drejtuesin e motoçikletës e këmbësorin, arrestohen 2 persona/EMRAT

Berat, aksidentojnë drejtuesin e motoçikletës e këmbësorin, arrestohen 2 persona/EMRAT

Foto ilustruese

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë dy shtetas Florin (Erlin) Shosha, 30 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori” në Berat dhe Artenis Lilaj, 21 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat.

Arrestimi i tij u krye pasi në rrugën qytetëse, Axhensi-Kombinat në vendin e quajtur Shtëpia e Bardhë, duke drejtuar automjetin tip Opel u përplas me motoçikletën tip Niponia me drejtues shtetasin V.B, 29 vjeç, banues në fshatin Duhanas, Berat, i cili mori dëmtime të lehta.

Drejtuesi i automjetit u largua nga vendi i aksidentit dhe pas një kohe të shkurtër u kap nga shërbimet e policisë.

Arrestimi i Artenis Lilaj u krye pasi në vendin e quajtur Shtëpia e Bardhë, duke drejtuar automjetin tip Jaguari përplasi këmbësorin shtetasin A.M, 32 vjeç, banues në lagjen ”Çlirim”, Berat, i cili pasi mori ndihmën e parë në Spitalin Rajonal Berat u dërgua për në Spitalin e Traumës Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vëndi i aksidentit”, parashikuar nga nenet nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet