Berat, banorët në protestë: Investimi për rrugën ngeli në mes, priten zgjedhjet e ardhshme për ta mbaruar

Berat, banorët në protestë: Investimi për rrugën ngeli në mes, priten zgjedhjet e ardhshme për ta mbaruar

Banorët e fshatit Hingë në protestë për rrugën e pa asfaltuar

Banorët e fshatit Hingë, në njësinë administrative Poshnjë, në Bashkinë e Urës Vajgurore kanë protestuar sot për investimin që po bëhet në rrugën e fshatit, e cila ka ngelur në mes.

Investimi i rrugës në hyrje të fshatit dhe ka vijuar rreth 200 metra dhe me pas ka ngelur e papërfunduar.

Banorët që kishin pritur prej vitesh investimin shprehen të irrituar se bashkia e ka lënë në mes investimin për ta vijuar më pas për shkak të zgjedhjeve vendore të ardhshme.

Janë rreth 2 mijë banorë të këtij fshati, të cilet preken nga kjo rrugë, e cila 2 km ka ngelur pa u shtruar dhe vetëm 300 metra janë asfaltuar. Pjesa tjetër e rrugës, është në gjendje skandaloze gjithë gropa, gjë e cila bën që prodhimet e pasura të zonës në sera, fruta, kryesisht agrume të dalin me mjaft vështirësi në treg.


(Banorët e fshatit Hingë në protestë për rrugën e pa asfaltuar)

Banorët shprehen se nga bashkia kanë mësuar se për këtë rrugë kaq ishte parashikuar për këtë vit, ndërkohë që ata shprehen se nese investimi nuk do të përfshi gjithë rrugën e fshatit do t’i përshkallëzojnë protestat e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër, ndalohet 'Jaguar' me dy thasë me kanabis brenda, me një makinë tjetër monitorohej rruga

Gjirokastër, ndalohet 'Jaguar' me dy thasë me kanabis brenda, me një makinë tjetër monitorohej rruga