Berat/ Bllokohet prej 6 orësh aksi që të lidh me Malin e Tomorrit, dhjetëra makina në radhë, shoferët: Ka shtet e polici këtu?

Prej mëse 6 orësh aksi që të lidh me malin e Tomorrit në Berat qëndron i bllokuar. Aksi Pronovik-Kulmak është mbingarkuar nga lëvizja për shkak të nisjes së pelegrinazhit në Malin e Tomorrit, ku si për çdo vit, mijëra besimtarë

bektashianë festojnë në këtë zonë.

Pelegrinët e bllokuar në trafik

Qindra pelegrinë që kanë shkuar në Berat për të festuar Kurban Bajramin në Malin e Tomorrit po qëndrojnë në radhë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në këtë aks nuk ndodhet asnjë polic për të bërë të mundur zhbllokimin e trafikut.

Një nga drejtuesit e automjeteve që po qendrojnë në radhë ka folur për Report Tv dhe ka thënë:“Ka shtet këtu, funksionon policia e shtetit, apo jo? Shikoni ku ka vajtur vargu i makinave."

Aksi është i bllokuar në të dyja senset e kalimit, ndërkohë që dyshohet se shkak për bllokimin janë reshjet e dendura të shiut dhe terreni i vështirë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Sufllaqe nga qielli nuk bien më', Meta: PL do të rrëzojë Rilindjen, iku koha kur opozita drejtohej nga lulushët!

'Sufllaqe nga qielli nuk bien më', Meta: PL do të rrëzojë Rilindjen, iku koha kur opozita drejtohej nga lulushët!