Berat, dy persona kapen me kokainë, në pranga edhe një i tretë për moskallëzim

Berat, dy persona kapen me kokainë, në pranga edhe një i tretë për moskallëzim

Foto Ilustruese

BERAT- Pas një kontrolli të ushtruar në vendin e quajtur “Ura e Velabishtit”, policia ka arrestuar në flagrancë dy persona të cilët kishin me vete një sasi e vogël kokaine. 

Në pranga kanë rënë shtetasit Klodian Papa, 35 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori dhe Toli Vodica, 31 vjeç, banues në lagjen “22 Tetori”.

Gjithashtu nga policia është arrestuar edhe Refat Paja, 33 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku'’për veprën penale "Moskallëzim krimi".

Njoftimi i policisë:

Berat

Nga Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

•Klodian Papa, 35 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori.
•Toli Vodica, 31 vjeç, banues në lagjen “22 Tetori”.
•Refat Paja, 33 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku'’, Berat. 

Arrestimi i tyre u bë pasi nga kontrolli i ushtruar nga sherbimet e policisë, në vendin e quajtur “Ura e Velabishtit”, shtetasve Klodian Papa dhe Toli Vodica i'u gjetë një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kokainë. 

Shtetasi Refat Paja u arrestua për veprën penale "Moskallëzim krimi"

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/2 , "Moskallëzim krimi", parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor