Berat, mbjellin pemë përgjatë Osumit, Drejtoresha: Kështu i japim gjallëri natyrës

Nisma e Bashkisë së Tiranës për gjelbërimin e qytetit ka nxitur edhe qytete të tjera për të mbjellë pemë. Në Berat drejtoria e shkollës "Kristaq Capo," me ndihmën e mësuesve të cilët vetëfinancuan fidanët e pishave, filluan mbjelljen e tyre përgjatë lumit Osum.

Kështu Drejtoria e shkollës,"Kristaq Capo," bashkë me nxënësit  ndërmorën  një aksion për mbjelljen e fidanëve pisha. Kanë qenë vetë mësuesit dhe nxënësit, të cilët kanë kontribuar e mbledhur një shumë të hollash dhe kanë blerë 37 fidanë për t'i mbjellë në qytetin e tyre.

Drejtoresha e shkollës Yllka Rama tha: “Do të vazhdojmë të mbjellim në çdo cep të qytetit të Beratit sepse kështu mund t’i japim gjallëri natyrës dhe ambientit ku jetojmë”. Fidanët u mbollën përgjatë bregut të lumit Osum, i cili deri më sot nuk ka pasur asnjë pemë të mbjellë në brigjet e tij.
 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nga 'tkurrja' e kërkesave të opozitës te hetimet e SPAK, ndiqni sonte në 21.00 Frontline në Report Tv

Nga 'tkurrja' e kërkesave të opozitës te hetimet e SPAK, ndiqni sonte në 21.00 Frontline në Report Tv