Berat/ Shkojnë të vjedhin naftën e gazsjellësit, roja plagos me çifte një autor

Berat/ Shkojnë të vjedhin naftën e gazsjellësit, roja plagos me çifte një autor

Foto ilustruese

Dy persona kanë tentuar të vjedhin naftë në makineritë e gazsjellësit në fshatin Mbrakull të Beratit, por roja e parkingut, ka qëlluar ndja tyre duke plagosur me armë gjahu një nga autorët.

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë dy autorët që tentuan të kryenin vjedhjen, por edhe rojen e parkingut të gazsjellësit për "Plagosje të rëndë me dashje".

Specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Lirisë së presonit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

•           Klodian Salillari, 38 vjeç banues në Gradisht, Poliçan.

•           Shefit Muço, 57 vjeç, banues në Vërtop , Poliçan.

•           Arjan Xhanari, 18 vjeç, banues në Vërtop, Poliçan.

Sipas policisë më 20 prill, rreth orës 23:00 Shefit Muço dhe Arjan Xhanari kanë tentuar të vjedhin naftë në makineritë e parkuara në objektin e gazësjellësit në fshatin Mbrakull.

Gjatë tentativës për të kryer vjedhjen janë pikasur nga roja i objektit Klodian Salillari i cili ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të tyre ku si pasojë është plagosu (jashtë rrezikut për jetën) Shefit Muço.

Roja i objektit Klodian Salillari është larguar më pas nga objekti dhe ka fshehur armën e gjahut në banesë, por ajo iu gjet gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesën e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e dyshuar e krimit një pushkë gjuetie dhe 17 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për shtetasin Klodian Salillari, i dyshuar për veprën penale, “Plagosje e rëndë me dashje“, “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive“, parashikuara nga nenet 88 dhe 280, dhe për për shtetasit Shefit Muço, Arjan Xhinari, për veprën penale "Vjedhje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 134, 22 dhe 25 te Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi në Report Tv/ Si e vlerësojnë qytetarët shqiptarë punën e qeverisë Rama

Sondazhi në Report Tv/ Si e vlerësojnë qytetarët shqiptarë punën e qeverisë Rama