Berat,transmetimet analoge mbyllen
në 15 gusht,Report TV në kanalin 11

Berat,transmetimet analoge mbyllen<br />në 15 gusht,Report TV në kanalin 11
Autoriteti i Mediave Audiovizie, ka bërë të ditur se afati për mbylljen e transmetimeve analoge për qarkun e Beratit përfundon në datën 15 gusht.

Gjithashtu AMA, u bën thirrje të gjithë operatorëve audiovizivë të cilët transmetojnë në analog, se duhet të marrin masat për të mbështetur transmetimet e programit të tyre në rrjetin dixhital të Radio Televizionit Shqiptar ose të ndonjë rrjeti tjetër të licencuar prej AMA.

Nga ana tjetër, AMA u ka tërhequr vëmendje edhe qytetarëve që të pajisen me marrës dixhital pasi pas datës 15 gusht nuk do të kenë më mundësi që të ndjekin transmetime televizive.

REPORT TV mund ta ndiqni në Kanalin 11.

Njoftimi i plotë i AMA:
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në zbatim të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat  audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, njofton se afati përfundimtar për mbylljen e transmetimeve analoge në qarkun e Beratit do të jetë data 15 Gusht, 2017.

 Për sa më sipër, AMA tërheq vëmendjen e të gjithë subjekteve audiovizivë që ushtrojnë veprimtari televizive analoge në qarkun e Beratit, në marrjen e masave për të mbështetur programin e tyre në rrjetin numerik të RTSH-së, ose në njërin prej rrjeteve numerike kombëtare të licencuara nga AMA.

 Nga ana tjetër, AMA kërkon nga publiku i cili përfiton transmetimet televizive nëpërmjet teknologjisë analoge, të pajiset me marrës digjital (dekoderë universalë të tipit DVB-T2), pasi në të kundërt, mbas datës 15 Gusht 2017, nuk do të mund të shohë më transmetime televizive në këtë qark.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet