POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Shpërndanin drogë në qytet, arrestohen 3 persona në Berat (EMRAT)

Foto Ilustruese

BERAT- Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Basti". Gjatë këtij operacioni, policia bëri të mundur arrestimin e 3 personave, pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën 8 doza (50 gramë) lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë dhe 2 doza (6 gramë) lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, të cilën dyshohet se e shpërndanin në zona të ndryshme të qytetit. Të arrestuarit janë : 

-Nikolin Çipi, 42 vjeç,
-Sokol Shehu, 48 vjeç,
-Eduart Mino, 40 vjeç, të tre banues në Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprimet e mëtejshme proceduriale. 

Kanabisi i sekuestruar nga policia

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Basti". Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike

Arrestohen në flagrancë tre shtetas

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u finalizua me sukses operacioni i koduar “Basti”, ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-Nikolin Çipi, 42 vjeç,
-Sokol Shehu, 48 vjeç,
-Eduart Mino, 40 vjeç, të tre banues në Berat.

Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit fizik që u ushtrua nga shërbimet e policisë këtyre shtetasve të cilët ndodheshin në një lokal në lagjen "Donika Kastrioti", në pronësi të shtetasit Nikolin Çipi, iu gjetën 8 doza (50 gramë) lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë dhe 2 doza (6 gramë) lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, të cilën dyshohet se e shpërndanin në zona të ndryshme të qytetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për shtetasin Nikolin Çipi për veprat penale, "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim", "Organizimi i lotarive të pa lejuara” , “Fshehja e të ardhurave" , “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” parashikuar nga nenet 283/2, 197, 180, 181 të Kodit Penal. 

Ndërsa për shtetasit Sokol Shehu dhe Eduart Mino për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

a.me.
Komento