Berat, babai mbante peng 17-vjeçarin në banesë, policia shpëton djalin, arreston 43 vjeçarin

Një 43 vjeçar nga lagjia "30 Vjetori" e qytetit të Beratit mësohet se ka mbajtur peng sot për disa orë djalin e tij 17 vjeçar me inicialet A.D, 17, nën kërcënim, duke mos lejuar të dalë,. Të bërtiturat e 17 vjeçarit u dëgjuan nga fqinjët të cilët njoftuan policinë.

Admir Duro, 43 vjeç, mësohet se nuk e ka pasur kujdestarinë e djalit pas divorcit vite më parë nga gruaja, e cila është larguar nga banesa. Fqinjët tregoj në se tre ditët e fundit burri kërcënonte me jete djalin e tij, duke e mbajtur të izoluar brenda dhe për këtë është njoftuar policia.

Korespondenti i Report TV në Berat, Artan Diko thotë se menjëherë uniforma blu, forca të zjarrfikëses, kanë shkuar në apartamentin ku jetonte burri dhe kanë arritur të nxjerrin djalin.

Fëmija mësohet se ka qënë i frikësuar dhe ndaj tij ishte ushtruar dhunë psikologjike, ndërkohe që po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. 

Policia ka nxjerrë 43 vjeçarin nga banesa, i cili ishte i ngujuar aty me një sëpatë në dore dhe kërcënonte policinë që të mos ndërhynte.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:18
Berat, 43 vjeçari mbante peng djalin, u hodh nga çatia për të shpëtuar, u kap nga policia

Policia ka arrestuar 43 vjeçarin i cili prej tre ditësh mbante të ngunjuar djalin e tij 17 vjeçar me inicialet A.D Ai ishte ngjitur në çati duke hedhur tjergulla në drejtim të fqinjëve dhe policisë e cila ndodhej në vendngjarje.

Sipas fqinjëve për Report TV , Admiri Duro shfaqte probleme të shëndetit mendor.

Ndërhyrja e policisë ka bërë të mundur largimin e 17 vjeçarit nga banesa ku ishte ngunjuar nga i ati dhe gjatë aksionit për ta kapur, Duro është hedhur nga çatia, dhe më pas policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.

Admir Duro, kishte 3 ditë që kishtë marrë peng në banesë djalin e tij 17 vjeçar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rafael Nadal rikthehet pas 103 ditësh, fiton pastër në Barcelonë

Rafael Nadal rikthehet pas 103 ditësh, fiton pastër në Barcelonë