Bëri shqiponjën dykrenare, Kosovarja e kombëtares suedeze rrezikon të gjobitet

Bëri shqiponjën dykrenare, Kosovarja e kombëtares suedeze rrezikon të gjobitet

Kosovare Asllani, futbollistja

Simboli i shqiponjës dykrenare, vazhdon të hapë probleme për sportistët shqiptarë nëpër botë. Pas ngjarjeve të bujshme të kampionatit botëror, ku Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri festuan me gjestin e shqiponjës, një tjetër shqiptare është në telashe për këtë gjest.

Bëhet fjalë për futbollisten me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani. Kosovarja luan për ekipin e Suedisë, dhe mbrëmjen e djeshme ka shënuar golin e tretë përballë Ukrainës. Në këtë moment, ajo ka festuar golin, duke bërë shqiponjën dykrenare. Pas kësaj, gjesti bëri xhiron e mediave suedeze dhe ajo në një deklaratë të saj për mediat tha se nuk kishte lidhje me politikën. Pavarësisht faktit se rrezikonte gjobitjen, ajo tha se mund të mbanin rrogën e saj.

Gjesti është një shenjë falenderimi dhe respekti për Kosovën, vendi nga kam unë origjinën. Kjo nuk ka asnjë lidhje me politikën, unë doja gjithashtu të përshëndesja nipin tim nëpërmjet atij gjesti, diçka krejtësisht spontane, jo e planifikuar. E përsëris edhe një herë që nuk ka lidhje me politikën, madje më habit fakti që mediat e konsiderojnë dicka politike. Le ta mbajnë rrogën time, pa problem.

Kosovare Asllani, futbollistja me origjinë shqiptare që luan në kombëtaren suedeze për femra

Kosovare Asllani, futbollistja duke festuar me shqiponjën

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ismail: 01/09/2018 08:35

    Ç'eshte kjo "Bote e civilizimit", te shprehur me urrejtje ndaj nje perkatesi te nje etnie tjeter.Pse kaq shum urrejne shqiptare,Pse kete shenje falenderimi qytetaria e ndeshkon,Vetem pse eshte perkatese shqiptare!?Vertet habi,perkunder se,kjo forme e pershnedetjes,vertet eshte simpatike, e bukur ne pamje dhe e fuqishme ne permbajtje,tradicionale qyteteruese,deshmuese e se kaluares pozitive evropiane,Po pse andaj urrehet deri ne mosdurim e ndeshkim?!

    Përgjigju
  • Nonsens: 31/08/2018 22:58

    ..bravo...,eshte Non.sens..,qe nje Simbol identiteti Kombetar te neperkembet..,Shteti Shqiptar duhet ta Kerkoje Demshperblim per Racizem...,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen