Bëri xhiron e rrjetit, ja cilët ndodheshin brenda sarkofagut 'të mallkuar' egjiptian (FOTO)

Bëri xhiron e rrjetit, ja cilët ndodheshin brenda sarkofagut 'të mallkuar' egjiptian (FOTO)

Sarkofagu i gjetur

Ministria e Egjiptiane e Antikave ka publikuar detaje të reja rreth skeleteve të gjetura brenda sarkofagut misterioz të zbuluar në korrik.

Sarkofagu i granitit, që datonte në shekullin e 4-të para Krishtit, u gjet në Aleksandri dhe u protestua gjatë në rrjetet sociale për të mos u hapur pasi besohej se ishte i mallkuar.

Tanimë skeletet janë studiuar nga një ekip shkencëtarësh, të cilët kanë përcaktuar moshën, gjininë dhe detajet e tjera për tre skeletet e gjetura.

Ato i përkasin dy burrave dhe një gruaje, të gjithë të moshave të ndryshme. Gruaja ishte më e reja, 20 deri në 25 vjeçe, një nga burrat ishte i moshës 35-39 vjeç ndërsa tjetri ishte pak më i madh, 40-44 vjeç.

Një tjetër veçori që shkencëtarët egjiptianë zbuluan ishte një vrimë në kafkën e njërit prej burrave. Megjithatë, kjo vrimë nuk ishte shkaku i vdekjes së skeletit por një formë e lashtë e kirurgjisë.

Vrima’ në kafkën e personit bëhej pasi besohej se lironte shpirtrat e këqij që kishin pushtuar personin. Një praktikë e tillë është e njohur edhe në ditët e sotme por bëhet për lehtësimin e presionit të gjakut dhe ënjtjes që mund të ketë pësuar truri.

Sa i përket lëngut të errët të gjetur në sarkofag, i cili ngjalli kureshtjen e mijra personave që donin ta pinin, ai thjesht ishte lëngu i kufomave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Jo vetëm Tirana, tre klubet e Superligës me merkaton e bllokuar nga FIFA

Jo vetëm Tirana, tre klubet e Superligës me merkaton e bllokuar nga FIFA