Berisha e akuzon për kullën në Sarandë, Ndreu: U ndërtua në kohën tënde, ja foto e ndërtuesit me ty

Berisha e akuzon për kullën në Sarandë, Ndreu: U ndërtua në kohën tënde, ja foto e ndërtuesit me ty

Ish-kryeministri Berisha në foto me ndërtuesin e "kullës" dhe Pjerin Ndreu

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim të tijin në Facebook, e ka akuzuar sot deputetin socialist Pjerin Ndreu, se qëndron pas ndërtimit të një kulle, që në pretendimet e paraqitura nga Berisha, është ndërtuar brenda portit të Sarandës, duke detyruar dy institucione shtetërore që të zhvendosen nga ambientet e tyre të mëparshme dhe të vendosen me qira në mjediset e reja të kullës në fjalë.

Por deputeti Ndreu, duke reaguar po në Facebook i ka ironizuar pretendimet e Berishës, duke e këshilluar këtë të fundit të vizitohet, pasi sipas Ndreut është rëndë.
Ndreu ka paraqitur edhe një foto, ku Berisha sipas tij ka pozuar së bashku me personin që ka ndërtuar objektin në fjalë, që sipas Ndreut është ngritur gjatë periudhës kur në pushtet ushte Partia Demokratike.

Postimi i Berishës, ku ky i fundit i referohet një denoncuesi anonim:

Gezuar kullen Pjerin!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital! sb
“Pershendetje z Berisha ! Jam nje qytetar i Sarandes qe me dhimbset qyteti im.Dua tju denoncoj krimin makaber dhe korupsionin qe po ndodh ne portin e sarandes.Oficeri i policis Lulzim iliazi me ndihmen e deputetit te PS Pjerin Ndreu dhe ne bashkpunim me policin e shtetit ka ndertuar nje kull 6-kateshe ne teritorin e portit,ne zonen e policis kufitare.kjo kull me ndihmen e partis ne pushtet ka tjetersuar zyrat e doganes nga qafbota ku ndodheshin ne objektin e ristauruar pak koh me par duke i kaluar ne kullen e tyre private per arsye perfitimesh ku marin mijra euro qira vjetore.ky krim dhe korupsion qe po ndodh ne kete objekt te jashtligjshem esht ne kundershtim me cdo regull dhe ligj te shtetit. Me posht po ju nis foton me fakte teritori i portit para vitit 2013.Kulla aktuale e maskuar midis istitucioneve te shtetit.Ne foto Dhe dreka e perurimit te kulles.”

Objekti për të cilin Berisha akuzon Ndreun


Foto e publikuar nga Berisha

Reagimi i Pjerin Ndreut, që përqesh pretendimet e Berishës: 


Ne gjithe historine e akuzave ndaj meje qe per hire te se vertetes e kane provu pa sukses e majta dhe e djathta, kjo e fundit e doktor Berishes eshte idiotesia me e madhe qe kam degju per veten. Po shijojme degradimin total mendor te tij. Po festojme 28 Nentorin o oktoooooor.....hahahahaha! Doktor, i njejti person ka dale edhe me ty. I bie qe jemi bashfajtore. Ne qeverisjen tende qendrore e lokale e ka ndertu objektin. Je rende, vizitohu...hahahaha

 

Foto e publikuar nga Ndreu, ku sipas tij kanë pozuar ndërtuesi i objektit të përfolur me Berishën

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ziu: 24/03/2018 23:26

    o sahli ore sahli puns jote aferim Gamor Ti Gamor ai shoku qe te dy gamore jeni erdhi koha per te shkuar ne Rec bashke me Liken Floriri Lul 21Janari Monika Kokaina

    Përgjigju
  • SSs: 24/03/2018 22:20

    Ou??! Qenkeni prish ju te dy??!! Eh mor Sale sa mosmirenjohes qe je?? Eshte nje cike larg ....I ke harru ato karikatoret e automatikut qe ka qellu ne ajer komunist Pjerini me rastin e vjedhjes se votave kur ishte shef komisariati ne Lezhe ne vitin 1996??!!

    Përgjigju
  • Berti: 24/03/2018 19:29

    Jo mo murxho Jo se fotua e godines se vjeter dhe e ka bere te re ky bark derri me berishen.

    Përgjigju
  • kastriotii: 24/03/2018 19:07

    o berishe ike o re e zeze e shqiperise

    Përgjigju
  • Murxho: 24/03/2018 17:29

    Pjerin Ndreu genjen ne kete foto kollonat e Saliut Jane te rrumbullakta kurse foto e qarkuar me te KUQE nga Ndreu eshte katrore shikoni cfare deputete ps maskarenjsh intrigrues kemi

    Përgjigju
    • konjak: 01/05/2018 22:49

      Perseri kuturbon'Eri',por kete radhe, nga veriu ne jug.Ne veri,me arme tregonte besnikeri shefit te tij te kohes;Kurse sot, ne jug ,bekon ndertimet e shefit tjeter,me ngjyre roz.Nuk besoj se ,lojtar te till,kan sukses ne karieren e tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët