POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Berisha poston foton e Alket Hysenit me motrën e Dino Muhajt, deputeti: Ç'faj ka ajo për krimet e të vëllait?

Alket Hyseni dhe Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka postuar ditën e djeshme një foto të deputetit të PS-së, Alket Hyseni.

Sipas Berishës, Hyseni gjatë turit të llogaridhënies në Ksamil ishte i shoqëruar Valbona Oruci, motra e Dino Muhaj i akuzuar për vrasjen e Alket Muhaj në fshatin Rabije të Tepelenës në fillim të muajit shtator.

Postimi i Berishës:

Postimit të ish-kryeministrit i është përgjigjur vetë deputeti socialist, i cili në Facebook-un e tij publikoi foton e teserës së Berishës në Partinë e Punës së Shqipërisë. Sa i përket akuzave për Orucin, Hyseni shkruan se ajo ka mbi 30 vjet që ka krijuar familjen e saj.

Po c’faj ka Valbona mor komunist i poshtër, që ka mbi 30 vjet që ka krijuar familjen e saj, nëse vellai i saj madhor akuzohet për një vepër penale dhe akoma hetohet?!

Alket Hyseni, deputet i PS-së

Alket Muho, 43-vjeç, u vra me 7 plumba në fshatin Rabie të Memaliajt. Për vrasjen e tij, policia raportoi 12 orë me vonesë dhe vetëm pas dhënies së lajmit nga Report Tv. Fillimisht mbi vrasjen e të dyshuarit si informator i Policisë, u hodh pista se ai mund të ishte vrarë pasi informoi policinë në lidhje me parcelat e drogës në Tepelenë. Por disa ditë më pas Policia ka arrestuar autorët që akuzohen për vrasjen e tij, babë e bir të identifikuar si  Hetem Muho, 59 vjeç dhe Dino Muho, 20 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Postimi i Hyseni në Facebook: 

TERMI I GABUAR

Por një tjetër gjë që vihet re nga postimi i deputetit socialist Alket Hyseni është përdorimi i termit “plak autik.”

Autizimi është çrregullim i trurit, i cili e kufizon aftësitë e njeriut për të komunikuar dhe bashkëpunuar me njerëz tjerë dhe fillimisht shfaqet te fëmijët e vegjël. Kjo sëmundje, ndryshe nga të tjerat nuk dallohet deri në moshën 1 vjeçare.

Edhe pse gjatë gjithë postimit, deputeti ka përdorur ironinë në këtë rast është e tepërt pasi ka më të vërtetë familje që kanë të afërm të tyre që vuajnë prej kësaj sëmundjeje.

Ofendimet ndaj njëri-tjetrit janë diçka tjetër, por duhet pasur kujdes me termat në mënyrë që ato të mos lëndojë në fatkeqsitë e të tjerëve.  

ke.mu.
Komento