Berlusconi: Do ul taksat, Monti: Blen
votat me paratë e italianëve

Berlusconi: Do ul taksat, Monti: Blen <br />votat me paratë e italianëve
ITALI - Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi njoftoi "betejën e fundit elektorale dhe politike" të tij duke premtuar uljen e taksave dhe shpenzimet e qeverisë, nëse qendra e djathtë fiton zgjedhjet këtë muaj. Duke folur në një miting në Milano, ai premtoi se do të rimburosjë taksën shumë të urryer nga familjet italiane mbi pronën e shtëpisë së parë. Taksa e njohur si IMU, u vendos vitin e kaluar nga Kryeministri në detyrë Mario Monti për të lehtësuar krizën financiare në Itali, pasi ajo ishte shfuqizuar në vitin 2008 nga Berlusconi.

Në një fjalim ndaj përkrahësve së tij Berluskoni tha se ai do të heqë pagesat tatimore dhe do të bëhen menjëherë rimbursimet për familjet që kanë bërë pagesat për shtëpinë e tyre të parë. Ai premtoi gjithashtu edhe një sërë masash për të ulur koston e shpenzimeve të qeverisë, të përgjysmojë numrin e parlamentarëve dhe heqjen e financimit publik për partitë politike.

Ndërsa Kryeministri në detyrë Mario Monti kometoi fjalimin e Berlusconi se ai nuk ka përmbushur asnjë prej premtimeve të bëra gjatë fushatave elektorale dhe këtë gjë italianët nuk e kanë harruar. Berluskoni kërkon të blejë votat e italianëve në mënyrë shkencore me lekët e italianëve vetë. Është një tenativë simpatike e korrupsionit ka ironizuar, Monti në një intervistë televizive

Ndërkohë sondazhet e opinionit publik thonë se koalicioni i qendrës së majtë, i kryesuar nga sekretari i Partisë Demokratike Pier Luigi Bersani, do të fitojë zgjedhjet e 24-25 shkurtit. Por hendeku mes qendrës së majtë dhe të djathtës është ngushtuar në mënyrë të vazhdueshme që nga momenti Berlusconi u rikthye në politikë vitin e kaluar.

“Ne mendojmë se ne jemi afër një rezultati historik dhe jemi të sigurt që do të fitojmë”, tha Berlusconi në fund të fjalimit duke u brohoritur nga mbështetësit e tij.

Redaksia online
(eç/lç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!