BERZH miraton kredinë për KESH, i jep Shqipërisë 218 milionë euro

BERZH miraton kredinë për KESH, i jep Shqipërisë 218 milionë euro

Damian Gjiknuri

Banka Evropiane per Rindërtim dhe Zhvillim duket se është bindur plotësisht duke miratuar kredinë për Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare me vlerë 218 milion euro, me synim ristrukturimin e borxheve.

Lajmin e ka dhënë ministri Damian Gjiknuri, i cili i konsideroi negociatat me BERZH si te vështira. Kjo kredi është nënshkruar që në qershor të 2016, por tani është disbursuar. Banka kishte vene kushte për kryerjen e reformave ligjore dhe rregullatore ne sektorin e  energjisë.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim njoftoi zyrtarisht plotësimin e të gjitha kushteve nga pala shqiptare për bërjen efektive të Marreveshjes së Kredisë, të lidhur ndërmjet kësaj Banke dhe KESH sh.a., me vlerë 218 milione Euro, e cila u nënshkrua me 30 Qershor 2016 me synim ristrukturimin e borxheve të vjetra.

Plotësimi i kushteve përfshinte kryerjen e reformave të thella ligjore dhe rregullatore në sektorin e energjisë elektrike në funksion të ristrukturimit të kompanive KESH, OST, OSHEE si dhe liberalizimit të tregut dhe krijimit të Bursës Shqiptare të Energjisë.

Pas një negocimi të vështirë, me ndihmën e BERZH u arrit të plotësohej një nga kushtet më kryesore për disbursimin e kësaj kredie, nënshkrimi i Marrëveshjes për Shlyerjen e të gjitha detyrimeve të prapambetura sipas një skeduli të rënë dakord ndërmjet KESH dhe OSHEE.

Marrëveshja për shlyerjen e plotë të të gjitha detyrimeve të prapambetura ndërmjet kompanive të sektorit, arrihet për herë të parë sot, duke bërë të mundur kështu zgjidhjen e një problematike të krijuar dhe trashëguar nga kriza që pësoi sektori energjitik në vitet 2010-2013.

Një falenderim të veçantë për ekspertët e BERZH si dhe stafin e Ministrisë së Financave, KESH, OSHEE dhe OST, për përkushtimin dhe punën e bërë për bërjen efektive të kësaj kredie, e cila jo vetëm përbën një garanci më shumë për stabilitetin financiar të sektorit të energjisë, por sigurisht është një tregues domethënës për ecurinë e mëtejshme të reformave dhe rritjen e investimeve në sektorin e energjisë

Damian Gjiknuri

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • diku: 21/04/2018 15:41

    Banka europiane ju jep lek sa te doni me interes 45%. Ne kurriz te fukarenjeve. Shoket e Gjiknurit u duhen ca lek tani. Po ky Keshi i lleshit me faturat qe mbledh cfare behen se ndonje investim nuk po shohim kund vetem ca shtylla qysem te kalbura qe jan vene ne kohen e Xhaxhit Enver

    Përgjigju
  • UUUUUUUUUUUUUUUU: 21/04/2018 14:56

    Ore pse nuk i mbyllni hidrocentralet kaq me humbje dalin ? po vit per vit keshtu qeka KESHi qe del me humbje ? Na morret ne qafe o juve politikane po akoma vazhdoni me te njejtet ekspert kontabel qe dine te vjedhin trashe se nuk e rrujn se e dine qe per EURO beheni keq ju te gjithe ? PO kur do stoponi se na rrujtet "sqetllat"e na vute vetullat ne vend te syve ?

    Përgjigju
  • Ilirjan: 21/04/2018 14:50

    Serish borxh, futini nje te shitur shqiperise se sjeni ne gjendje te menaxhoni asgje. Na moren shpirtin o maskarenj, ca beni keshtu serish me borxhe, a do nxjerri ndonje fitim keshi apo do e mbani me borxhe, 72% e gdp eshte borxh dhe akoma nuk ndaleni. Turp turp turp, shqiptare duhet te cohemi kunder ketij regjimi dhe nuk them te mbeshtesim pd apo lsi, na duhet nje regjim tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund