POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Besnik Mustafaj letër imagjinare Azem Hajdarit: PD nuk po e përmbush ëndrrën tënde

Ceremonia per Azem Hajdarin

Në 20 vjetorin e vrasjes së Dëshmorit të Kombit, Azem Hajdari, liderit të lëvizjes studentore që përmbysi diktaturën komuniste, Partia Demokratike organizoi sot simpozium dhe ekspozitë me temën: “Endrra e Azemit: Shqipëria si Europa”. Për të përkujtuar mikun e tij Azem Hajdarin, Besnik Mustafaj kishte zgjedhur t'i drejtohej atij me një letër imagjinare. Sipas Mustafajt, Azemi do ti besonte tre gjërat kryesore të shkruara në letër.

E para: Vendi po shkon keq i dashur Azem. Ëndrra jote për Shqipërinë si gjithë Europa ka ngecur. Korrupsioni është kthyer në një gangrenë që bren moralin e shoqërisë dhe po pengon zhvillimin e ekonomisë.

Krimi i organizuar funksionon si federatë kartelesh duke e ndarë vendin në parcela për secilin kartel, sepse krimi i organizuar në fakt ka kapur shtetin.

Shqiptarët i ka pushtuar dëshpërimi. Një dëshpërim i ngjashëm me atë të 1991, kur humbëm zgjedhjet e para.

Por ndryshe nga çdodhi në 1991 - kur pasoi një vit i stuhishëm ku shqiptarët e mblodhën shpejt veten, u bashkuan rreth PD dhe e çuan vendin në zgjedhje të parakoshme në vitin 1992, ku ne fituam, - sivjet dëshpërimi duket shumë i thellë. 

Shqiptarët e kanë humbur shpresën në atdheun e tyre dhe po kërkojnë të ikin jashtë duke zbrazur vendin.

E dyta:  PD nuk është aty ku historia e kërkon dhe ku do e donte Azemi për ti dhënë zë politik kësaj pakënaqësie popullore duke mishëruar atë që është jetike sot, shpresën e njerëzve dhe për ti udhëhequr këta njerëz drejt përmbushjes së ëndrres tënde, për ta bërë Shqipërinë si të gjithë Europa.

Do ti njoftoja një lajm të gëzueshëm. Se ka shumë të rinj, djem dhe vajza të cilët nuk e kanë njohur Azem Hajdarin dje, por që duan Azem Hajdarin siç ishte në të vërtetë. I besojnë atij dhe frymëzohen nga ai për të mos u pajtuar me të keqen.

E treta: Azemi e ka pasur pikë të dobët Rudinën (të bijën). Do ti thoja se Rudina nuk është më ajo vajza e vogël lozonjare që recitonte vjersha si gardelinë. Rudina sot është zonjë, e pjekur. Eshtë në PD dhe deputete e saj dhe brenda gjakut të saj ëndrra e Azemit vazhdon. 

 

ma.nd.
Komento

Komente

  • PLACI: 12/09/2018 20:50

    JU ore komentuesit POSHTE meje JENI komuniste MAFIOZE QE te VRISNI Naten dhe te vini ne funeral .MORRA PA MORAL DROGAXHINJ TAHIRIAN E HAJDUTE SI META E LSI ISI .TE THUASH KAQ ESHTE FARE PAK , SE GJYSHERIT E PRINDERIT TUAJ NGRITEN FSHATRA INTERNIMESH DHE FSHINE NGA FAQJA E DHEUT INTELEKTUALET E TREGETARET , PRIFTERINJTE E HOXHALLARET MEGJITHESE HOXHES I PERKISNIN .JU DONI VAKSINEN TRUMP TU PUNOJNE CA FARAZ .SPECIA ME NAZISTE NE BOTE .

    Përgjigju
  • Tirona: 12/09/2018 14:47

    O Niku kur ishe ti ne pushtet ca bere ?Ik o Babooole se na e shpife njeri fallco komplet tope ushtar besnik i Sales.

    Përgjigju
  • tini: 12/09/2018 14:44

    Shume ja ngreni vlerat Azemit , po beni nje referendum dhe ta shihni sa e vlersojne shqiptaret Azemin . Ai eshte i juaji ,se ju ju sherbeu dhe ju e shfrytezuat dhe te vdekur duke godut dyert e kryeministriae me arkivolin e te ndjerut dhe e kate oastaj tek shkallet . Turp qe i ben elezho te vdekur ,se te gjalle e perdoretsi ordiner i PD

    Përgjigju
  • Jeton torre gjoleka: 12/09/2018 13:53

    O besniku partis po ske turp mor paçavure po azemi ka qen një njeri ordiner një fundërrin ju si parti fashiste e nxorët me shkelma nga partia juaj e tani ti mor bashibozuk na shkruan ca zhgaravina o zhgaravin. Po pse se di populli Shqiptar kush ka qen azemi juaj . Ti kujton se Shqiptarët jan idjot si ty o sahan lëpirës.

    Përgjigju
  • agim: 12/09/2018 13:34

    Gjithcka fallso o njeri fallso,po kaq shpejt ke pjerdhe,keqardhjjeje per ty.Nuk ka qene gjendja me mire as kur ishe ti minister me ato gafat e tua e te tat drejtues. Eshte mire mos te genjesh te vdekurit se te gjallet smundesh dot

    Përgjigju
  • Tata: 12/09/2018 11:57

    Shum elozhe zoti Mustafaj por fallco .Kur ishte gjall Azemi dhe ti sishe dakort me rrugen e Azemit dhe e flaket rrugeve se imazhi i tij ne popull ishte 0 me bisht .Se kuptoj qe nje personslitet si ti te beje elozhe fallco se kush Ishte Azemi i vertet e din gjith populli Shqiptar por me shum e din ti si badhkpuntor .

    Përgjigju
  • tonin: 12/09/2018 11:57

    i zgjuar shume ky mustafaj,,,paska shume te rinje qe frymezohen nga nje hajdut ordiner...

    Përgjigju
  • Babloku: 12/09/2018 11:46

    Hajdari vrases kriminel.

    Përgjigju