Besoni në ndikimin e maces së zezë? Zbuloni të vërtetën e tersit legjendar

Besoni në ndikimin e maces së zezë? Zbuloni të vërtetën e tersit legjendar

Foto Ilustruese

Prej vitesh kanë ekzistuar besëtytni të shumta që herë pas here e ndikojnë jetën tonë. Sidomos në momentet kur ndodhemi me gjyshet tona dhe ajo thotë: Kujdes, bobo një mace e zezë! Ti mbase e ke shpërfillur dhe ke vazhduar rrugën, por legjenda thotë se macja e zezë ka ndikim në jetën tonë, por të ndryshëm sipas rrethanave.

“Petplace” shkruan se macet e zeza konsideroheshin si shenjë e fatit të mirë në Egjiptin e lashtë, dhe shpesh qenë të lidhura me Bastet, madje në disa vende vazhdoi cilësimi i tyre si mbrojtëse dashamirëse.

Sipas legjendës, në qoftë se ju puthni në kokë një mace të zezë disa herë para se të filloni një lojë, kjo do t’ju japë fat në mënyrë që ju të merrni rezultate të mira.

Nëse para se të fleni, të përkëdhelni ose të përqafoni një mace ajo do t’ju ndihmojë të keni ëndrrat e ëmbla dhe të largoni mendimet e këqija që ju bëjnë të keni ndërlikime gjatë gjumit.

Në qoftë se një mace ecën, kalon ose ulet përballë një kishe teksa po zhvillohet një martesë, shumë thonë se ajo do të sjellë fat të keq në dasmë dhe se martesa nuk duhet të bëhet.

Nëse një mace vjen tek ju nga pjesa e përparme ajo tregon fat të mirë. Kjo nuk ndodh në të njëjtën mënyrë nëse e gjeni në shpinë. Fakti që një mace e zezë kthen shpinën në ju do të thotë se fati i mirë nuk është në anën tuaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira